U korruptua me 1 mijë euro, 1 telefon dhe një arkë me peshq, zbardhen përgjimet e SPAK që çuan në arrest shtëpie ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rovena Voda, ish zv ministre e Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht. Nga informacionet brenda akuzës mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv ministres. Sipas burimeve hetimet për çështjen tjetër kanë nisur në vitin 2019 e me pas çështja u veçua sipas hetimeve.

Ne 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë nje takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku. Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf. Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës më ngeli mendja mos duheshin më shumë para, që të paktën ta fuste në një vend të mirë. Pas këtij momenti Majlinda dëgjohet duke thënë se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Në 28 shkurt 2020,tre gratë janë takuar në Ministrinë e Brendshme dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në këtë ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim. Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshkë. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Lexo edhe :  Meta: S’do kemi më kryetar partie, por President

Rovena Voda u la dje në arrest shtëpie së bashku me dy avokatet Majlinda Hasanin dhe Florida Beun, për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV