“Është gjë e madhe të futesh në ministri do t’i blej noj gjë asaj Rovenës”/ Dalin përgjimet që fundosen zv.ministren Voda

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, si fillim Beu i ka dhënë 1 mijë euro Vodës, duke theksuar se nuk do ta lejë me kaq, ku më pas i ka blerë edhe një aparat celular me çmim 550 euro dhe i ka dhënë një arkë me peshk.

Në datën 15.02.2020 midis Florida Beut dhe nënës së saj, Nerënza Beu zhvillohet biseda:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do t’i blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë një çike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.

E ëma: Ty të pëlqen kjo?

Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. Me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kisha mundsi e fusja tek kabineti më tha.

Lexo edhe :  Dua Lipa paditet nga një paparac për shkak se publikoi foton e saj

E ëma: Po pse?

Florinda: Po është ky ministri po janë kështu këto mami që hahen me njëri tjetrin më kupton, unë do marr Albanën se Albana është shefja di ku ka vende pune me ministri ajo i vë i mori në telefon dhe e la për dje në ora dhjetë edhe tani prandaj nuk du me ju nda unë.

Florida: Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanës.

E ëma: Epo kjo si ta bëjmë.

Florida: Se di po më rri mendja aty.

E ëma: Mos ju ndaj Emirjanit, o gocë më duhen.

Florida: Po duhen pagujt ato.


Të fundit

Korrupsioni brenda sistemit të shëndetësisë, Rama: Nuk mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve dhe lotët e familjarëve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar luftë kundër korrupsionit brenda sistemit të shëndetësisë. Ai tha se vetëm nëpërmjet këtij mjeti...

“Është gjë e madhe të futesh në ministri do t’i blej noj gjë asaj Rovenës”/ Dalin përgjimet që fundosen zv.ministren Voda

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën...

Mjeku kërkoi legalizimin e ryshfetit, reagon Rama: Mbrësëlënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit

Nga materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga mjekët në Spitalin e Traumës. Kryesisht rama iu përgjigj deklaratës...

Mori ryshfet për punësimin e dy zonjave/ GJKKO lë në arrest shtëpie ish-zv.ministren Voda

Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masan e sigurisë “arrest shtepie” për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda. Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’...

Peshon 100 kg dhe gati 2 metra i gjatë, ja 16-vjeçari që mund të jetë partneri i ri i Ramos në mbrojtjen e PSG...

Këtë sezon të ri do të jetë Paris Saint Germain skuadra e cila pritet të ketë një nga mbrojtjet më të mira në Europë....

Lajme të tjera

Web TV