I shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg, policia arreston 32-vjeçarin nga Durrësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari në Durrës i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi në 2017 është kapur me një sasi kanabisi dhe kokaine. Për ketë arsye Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

32-vjeçari është identifikuar si Elvis (Vasil) Mërtiri, i cili ishte banues në Durrës dhe vetëm sot Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij për t’ia kaluar çështjen Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

“Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit

Balla prezanton pr/ligjin për Prefektin: Të respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot projektligjin për prefektin, ndërsa nga foltorja e Kuvendit se do të...

“E mbyllëm me një telefonatë”/Rike Roçi i jep fund lidhjes pas daljes nga Big Brother VIP

E ftuar në studion e “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë...

Korreshi-Felajt: Ju po vidhni gjithë buxhetin s’po themi gjë, na lini të vjedhim fjalën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratës së zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj, e cila tha se deputetët e opozitës kanë folur në Kuvend më shumë se mazhoranca,...

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, e Dërguar Speciale e...

Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti të Associated Press (AP), shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se regjimi ekzistues i sanksioneve të BE-së...

Lajme të tjera

Web TV