Mblidhet kryesia e PD/ Drejtuesit Politik kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pritet të marrë disa vendime të rëndësishme. Burime bëjnë me dije se mbledhja ka nisur me debate mes drejtuesve politik dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Nga sa mësohet ato nuk janë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill. Korça është listuar në qarqet ku është arritur projeksioni minimal në mandate, brenda pritshmërisë, dhe për drejtuesin Politik Spaho, ky vlerësim nuk është aspak objektiv. Njëjtë si Spaho, është i mendimit edhe drejtuesi politik i Durrësit, Edi Paloka. Sipas këtij të fundit, nuk janë reflektuar ato që kanë bërë drejtuesit politik në raporte.

Rendi i ditës

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Të fundit

“SPAK ka gati urdhër-arrestin”/ Gazetari tregon sa vite burg rrezikon Meta

Gazetari Adriatik Doçi ka folur lidhur me dosjen CEZ-DIA. Ai tha se kjo çështje i ka futur frikën Metës,...

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për Champions, Roma triumfon ndaj Udineses në minutën e fundit

Roma e besoi deri në fund dhe shënoi një gol me shumë peshë në minutat shtesë për ta marrë tri pikë në ndeshjen kundër...

“Alo ba…”, Egla shpërthen në lot gjatë “telefonatës” prekëse me babain: Të kam në zemër

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më. Egla ka zgjedhur të telefonojë babain e saj, të...

“Shkelzeni te…”/ Gazetari: Ju tregoj videon me të cilën Meta shantazhon Berishën!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emision foli për proceset gjyqësore të hapura ndaj kreut të PL-së, Ilir Metës, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi,...

John Terry: “Mourinho na tmerroi fillimisht, por na tregoi që ishte gjeni”

John Terry, ish-futbollist dhe kapiten i Chelsea-t kujtoi sezonin e parë të José Mourinhos në klubin londinez, duke rrëfyer se lojtarët ishin “të tmerruar”...

Lajme të tjera

Web TV