Miratohet statuti, Basha fut “nën sqetull” PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni për Statutin në PD miratoi propozimet e kryetarit Lulzim Basha për disa ndryshime në statutin e PD. Rrëzon propozitem e Kadillit dhe Harxhit

Nga Fernada Cenko

Kreu i demokratëve Lulzim Basha tashmë e ka partinë sic e do vetë. Me ndryshimet e pikave në statutin e ri, Basha ka vënë nën sqetull partinë më të madhe opozitare, duke bërë me të si ja do qejfi. Pasi dështoi në tre palë zgjedhje elektorale, Basha as nuk e mendon dot që ta dorëzojë me dinjitet partinë, por u fut në lojë për të marrë edhe mandatin e tretë. Basha pas zgjedhjeve të përgjithshme atakoi rezultatin, por prej një muaji e ka braktisur luftën me institucionet. Këtë të fundit ai jua premtoi çdo demokrati kur organizonte takimet si kandidat për kryetar. Lulzim Basha dështoi të merrte drejtimin e qeverisë, por mori atë që do më shumë, postin e kryetarit të PD-së, duke thyer rekord me veten për tre mandate rresht. Kohë për Bashën që të relaksohet përballë tulipanëve nuk ka, sepse shtatori di të vijë shpejt dhe ai duhet të zgjidhë disa mëdyshje me veten që nuk janë pak. Për një mendje të ftohtë, edhe pa pasur nevojë të verë në punë “CV-në” personale, Basha duhet të bëjë të kundërtën e asaj që ka bërë deri më tani. Mjafton vetëm kaq për tu konsideruar “i suksesshëm”… Mbetet të shihet lufta e Bashës në Parlament dhe se çfarë do të bëjë për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet.

Komisioni

Komisioni për Statutin në PD miratoi propozimet e kryetarit Lulzim Basha për disa ndryshime në statutin e PD. Sipas kampit blu këto propozime synojnë demokratizimin dhe forcimin e mëtejshëm të partisë. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe disa sugjerime të tjera për ndryshime statutore, por komisioni nuk gjeti element të vlefshëm. Në 11 propozimet e Bashës parashikohet një Kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të Keshillit Kombëtar, do të përfshihen edhe drejtues të disa strukturave të tjera që nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi. Kryedemokrati propozon gjithashtu organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve. Po ashtu kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga Kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga Këshilli Kombëtar.

Propozimet e Bashës

Kreu i PD-së propozon një kryesi më të zgjeruar, ku kryetari i Këshillit Kombëtar të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban. “Është zgjeruar kryesia e partisë, duke  përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit  të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar”, thuhet në propozimin e Bashës. Sipas këtij propozimi, në kryesi do të jetë edhe Arben Ristani, një tjetër kritik i Bashës ndaj humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Ristani mban në PD  funksionin e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Por Basha përfshin në Kryesi për shkak të funksionit që mban edhe Jemin Gjanën, i cili është kryetari i të gjitha komisioneve zgjedhore në PD qëkur Basha drejton këtë parti. Si parti në opozitë, kryetari i PD-së duket se  do të përfshijë në organet drejtuese të partisë sa më shumë personalitete të saj. Në këtë funksion, Basha propozon që numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të jetë në dorën të kryetarit që të caktojë numrin që i duhet. “Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëve funksionalë në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për degët e partisë”, propozon Basha.

Rrëzimi i Harxhit dhe Kadillit

Mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, ku u morën në shqyrtim për propozimet për ndryshimet në status të propozuara nga kreu i PD, Lulzim Basha, si edhe anëarët e ‘Grupit për PD, Fatbardh Kadilli e Edith Harxhi zgjati dy orë. Duke miratuar ndryshimet e kërkuara nga Basha, komisioni vendosi të rrëzojë propozimet e Kadillit e Harxhit.

Kthimi i Berishës në PD/ Alibeaj në krah të Bashës: Kryetari është zgjdhur, Berisha nuk mundet

Deputeti dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj jep një përgjigje epike për mundësinë e kthimit të Sali Berishës në krye të PD. I pyetur nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”, Alibeaj tha se PD sapo e zgjodhi kryetarin. Në fakt vetë Berisha nuk e ka hedhur poshtë një mundësi kthimi në krye të PD. Ai është shprehur disa herë “never say never” me të cilën ka lanë të kuptoë se ky është një opsion i mundshëm. Por Alibeaj e ka përjashtuar fare këtë mundësi. “Unë di të them se duke qenë se jetoj në Republikën e Shqipërisë edhe këtë muaj Partia Demokratike përjetoi procesin e vet zgjedhor. Zgjodhi kryetarin e vet, Lulzim Basha mo zotëri. Çthua ti!”, u shpreh Alibeaj.

Tabaku për ndryshimet në Statut: PD do të jetë më fleksibël dhe më e organizuar.

Deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku ka folur për ndryshimet që pësoi statuti i ri i Partisë Demokratike. Ajo zbardhi detaje nga mbledhja ku u pranuan propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për statutin dhe duke dhënë arsyet pse u hodhën poshtë propozimet e Kadillit dhe Harxhit. “Ishte një mbledhje për pothuajse 2 orë e gjysmë që pati diskutime të rëndësishme e konstruktive. U diskutua në parim që platformat e Kadillit dhe Harxhit ishin të prezantuara gjatë fushatës si mënyrë që do donin ta drejtonin PD. Elementë të tyre u panë me interes për t’u përkthyer në statutin e PD. Parimi bazë u diskutua që partia të jetë fleksibël, të jetë e hapur me përfshirje sa më të gjerë dhe së dyti të jetë në funksion të zgjedhjeve. Për të qenë më afër qytetarëve”, tha Tabaku. Ajo tha se nuk ka qenë ndonjëherë problem statuti i PD. “Kemi pasur procese shumë të mira. Ideja është për t’i forcuar mekanizmat e demokracisë. Po bëhet një riorganizim. Pas fushatës zgjedhore, statuti përcakton përfundimin e mandatit të disa strukturave. U bënë ndryshimet dhe analiza që formalizohet nesër. Besoj që PD është një parti që në të mirat e të këqijat e saj ka procese vendimmarrëse demokratike. Ndryshimi nuk bën asnjëherë keq. Nuk ka asgjë të keqe të zgjerosh partinë. E rëndësishme është që ka dëshirë për t’u përfshirë. Është fakt që pas masakrës elektorale nuk do jemi në qeveri, por ka shumë njerëz që kanë shprehur dëshirën për t’u përfshirë në PD”, u shpreh Tabaku. Sipas saj, zgjerimi i Këshillit Kombëtar, marrja e ekspertizës profesionale veçse mirë i bëjnë PD dhe po të ishim në kushtet e qeverisjes në shtator. 

Lexo edhe :  Presidenti Begaj takohet me homologun e Malit të Zi, zbulohet se për çfarë biseduan

Ndryshimet në statut/ Edit Harxhi: Kryetarit t’i përfundojë mandati pas humbjes të vetëm një palë zgjedhjesh

“Komisioni për Ndryshimet Statutore në PD ka vepruar në kapërcim të kompetencave dhe të misionit të vet. Statuti parashikon qartë që të drejtën për të propozuar ndryshime statutore e ka vetëm Kryesia dhe 1/4 e Këshillit Kombëtar”.

Ish-kandidatja për kryetare të PD-së, Edit Harxhi ka bërë disa propozime për ndryshimet statutore brenda partisë, të cilat ju rrëzuan gjatë punimeve të komisionit duke mos ja marrë parasysh. Në një dokument të depozituar pranë Komisionit të Përhershëm Statutor të Partisë Demokratike, ajo ka renditur disa nga propozimet dhe arsyet se pse duhet ndryshuar “Kushtetuta” e demokratëve. Ajo thotë se pas dështimit të zgjedhjeve të 25 prillit, dhe pas konfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së pas votimeve në 13 qershor, është e nevojshme një qasje e re dhe një person që të mbajë përgjegjësi për dështimet e partisë. Një ndër propozimet e Edit Harxhit, është kufizimi i mandatit të kryetarit të partisë pas zgjedhjeve të humbura. Sipas propozimit të saj, kryetarit të PD-së duhet t’i përfundojë mandati pas humbjes vetëm në një palë zgjedhje, e jo në dy siç është aktualisht. “Në Statutin alternativ të paraqitur në vitin 2017 kam propozuar kufizimin e mandatit të Kryetarit të Partisë pas humbjes së dy palë zgjedhjeve të përgjithshme, por titullari i partisë nuk e pranoi këtë propozim, megjithëse shumë demokratik. Sot, kur ne kemi tre zgjedhje të humbura dhe jemi jashtë pushtetit qëndror dhe vendor për arsye të vendimarrjes së gabuar politike të Kryetarit dhe disa mbështetësve të tij, do të duhej që ne ta kufizojmë mandatin e Kryetarit të Partisë vetëm në një palë zgjedhje të humbura, sepse përfundimisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi për humbjet e njëpasnjëshme të partisë sonë. Si është e mundur që prej vitit 2013, janë larguar nga strukturat drejtuese të partisë me qindra kryetarë degësh, qindra anëtarë të Këshillit Kombëtar, dhjetra anëtarë të Kryesisë së PDSH-së dhe disa Sekretarë të Përgjithshëm ndërkohë që Kryetari i Partisë nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për dëshitmet e PDSH-së dhe për premtimet e pambajtura”, shkruan Harxhi.

Kadilli

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar dje në lidhjen me vendimin e Komisionit për ndryshimet statutore, i cili miratoi draftin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Kadilli u shpreh se “debati për ringritjen e PD nuk mbyllet me vendime antistatutore të Komisionit Statutor. Sot (dje) Komisioni ka vendosur se cilat nga ndryshimet që janë propozuar duhet t’i përcillen Kuvendit Kombëtar. Ky është tagër i Kryesisë dhe jo i Komisionit. Komisioni për Ndryshimet Statutore në PD sot ka vepruar në kapërcim të kompetencave dhe të misionit të vet. Statuti parashikon qartë që të drejtën për të propozuar ndryshime statutore e ka vetëm Kryesia dhe 1/4 e Këshillit Kombëtar. Komisioni jep mendim”. Ai shtoi se “propozimet e mia që burojnë nga Manifesti Politik për ringritjen e PD, ia paraqita për dhënie opinioni Komisionit, bazuar në autorizimin e mbledhjes së fundit të Kryesisë. Komisioni nuk u mjaftua me dhënien e mendimit dhe opinionit të vet, por vendosi të rrëzojë propozimet. Ky vendim i shumicës së anëtarëve të Komisionit sot dëshmon qartë vijimësinë e mos reflektimit për domosdoshmërinë që ka sot PD për të ndryshuar thellësisht, për t’iu përgjigjur sfidave të mëdha që ka përballë opozita”. “Me qëndrimin e sotëm nga komisioni synohet të mbyllet debati i domosdoshëm për një parti më të madhe se kryetari, për një parti më të madhe se vetvetja, për një parti që frymëzon. Kryesia ka nesër ka shansin që me guxim dhe përgjegjshmëri politike të marrë vendimet që presin demokratët. Kuvendi Kombëtar duhet të shërbejë për çeljen e proceseve politike dhe jo për mbylljen e tyre”, tha ai.

Bozdo kritikon vendimin e komisionit të përhershëm: S’mund të rrëzonte propozimet e Kadillit e Harxhit

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo kritikoi në një dalje për mediat vendimin e djeshëm të komisionit të përhershëm statutor, i cili vendosi të kalojë vetëm propozimet e kryedemokratit Basha për ndryshime në statut. “Ishin paraqitur 4 propozime që praktikisht binin në dy blloqe. Në një bllok që trajton statutin aktual dhe përmirëson rregulla të vogla, procedura dhe në një bllok tjetër, ku hynte propozimi i z.Kadilli dhe një rikonceptim të plotë të jetës politike të PD. Komisioni me shumicë votash mendoi t’i përcillte kryesisë nesër vetëm draftin e Bashës, por qëndrimi im është që të gjitha propozimite politike që kanë të bëjnë me rikonceptimin e rolit të organeve të vecanta të partisë apo diskutimi për cështje të nxehta, mendoj që duhet të jenë të gjitha të trajtimit politik dhe vendimmarrjes së kryesisë së partisë, pra s’mund të merrte komisioni një vendim të tillë. Se cfarë i duhet PD-së sot, unë jam i qartë, por në princip mendova dhe shpreha që cdo propozim politik duhet t’i kalojë kryesisë”, u shpreh Bozdo.

Të fundit

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita...

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Lajme të tjera

Web TV