Mjeku kërkoi legalizimin e ryshfetit, reagon Rama: Mbrësëlënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga mjekët në Spitalin e Traumës. Kryesisht rama iu përgjigj deklaratës së një prej mjekëve, i cili propozoi që ‘bakshishi’ për mjekët të lihej në recepsionin e spitalit.

“Sot shëndetësia është në pararojë të procesit të transformimit. Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh. Synimi për autonominë spitalore, si instrument për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar ashtu sikundër është në proces të avancuar synimi për një hapsirë komunikimi mes bluzave të bardha e pacientëve e familjarëve të tyre.

Më bëri përshtypje një tubim mjekësh me një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Mbrësëlënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit. Patjetër që ne shpërblimin e mjekëve do e rrisim, është një zotim i planifikuar që do të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%.

Me autonominë spitalore ne kalojmë në një nivel tjetër të konceptimit të shpërblimit të mjekut. Mjekët të paguhen sipas mundit dhe volumit të shërbimit. Ky është thelbi në raport me atë që autonomia spitalore sjell në burimet financiare të mjekëve.

Të thuhet të legalizohet ryshfeti, është një masazh kuptimplotë për domosdoshmërinë që lëvizja në sistemin shëndetësor të shtrihet shumë më thellë. S’mund të ketë në asnjë mënyrë një barazim të të gjithë mjekëve, në perceptimin se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve.

Ndarja mes shumicës që e nderon sistemin tonë shëndetësor dhe është aty për të konfimuar faktet që lidhen me sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve duke vënë në shërbim të tyre dijen e mundin bën nga ana tjetër që të jetë e domosdoshme që mjekë e infermierë trondisin opinionin publik kur shfaqen si gjakpirës, të ndiqen e përndiqen deri në fund nga forca e ligjit.” u shpreh Rama.


Të fundit

Mjeku kërkoi legalizimin e ryshfetit, reagon Rama: Mbrësëlënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit

Nga materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga mjekët në Spitalin e Traumës....

Mori ryshfet për punësimin e dy zonjave/ GJKKO lë në arrest shtëpie ish-zv.ministren Voda

Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masan e sigurisë “arrest shtepie” për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda. Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’...

Peshon 100 kg dhe gati 2 metra i gjatë, ja 16-vjeçari që mund të jetë partneri i ri i Ramos në mbrojtjen e PSG...

Këtë sezon të ri do të jetë Paris Saint Germain skuadra e cila pritet të ketë një nga mbrojtjet më të mira në Europë....

Ndërtimi i maternitetit të ri ‘Mbretëresha Geraldinë’, Manastirliu: Risia është ndërtimi i qendrës së re të prematurëve!

Vendoset sot guri i themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe ministrja...

Southgate kishte lënë Pikford të gjuante i gjashti , portieri i Anglisë kishte shënuar penalltitë te shishja e ujit

Pikford ishte në nivel të lartë sa i përket finales mes Anglisë dhe Italisë në Europian. Nëse tre luanët kanë shkuar deri te 11-metërshat,...

Lajme të tjera

Web TV