Përfundon mbledhja, zbardhen debatet në Kryesinë e PD për analizën e ’25 prillit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar pas dy orësh e gjysmë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila është zhvilluar me debate mes demokratëve dhe në fund janë miratuar 4 pikat e rendit të ditës.

Burime nga mbledhja bënë me dije se drejtuesit politikë kanë debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Drejtuesi politik i Korçës, Edmond Spaho, është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun Korçë. Sipas tij, ky qark ka arritur objektivin, duke marrë 5 mandate.

Pjesë nga debatet në mbledhje:

Edmond Spaho: Aty ne raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5 mandate.

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kanë shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyrë si është hartuar. Kështu del sikur njëri ka punuar mirë, një tjetër jo.

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentet. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza.

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.

Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.

Të fundit

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë,...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Lajme të tjera

Web TV