Roberto Mançini, frymëzimi më i bukur i historisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Arrigo Saki

Fitore, fitore dhe fitore. Madje me meritë. Sa bukur kështu. Anglezët na kopjuan kur pas golit u mblodhën prapa për të ruajtur rezultatin siç bëjnë shumë skuadra besnike të Karl Rapanit, shpikësi austriak i katenaços në shekullin e kaluar. Mbase Sauthgejt kujtonte se do të luante kundër një formacioni tipik italian që di vetëm të mbrojë. Shënuan pas vetëm dy minutash dhe për thuajse gjysmë ore na vunë në vështirësi me futbollin e tyre supersonik. Anglezët nuk ditën të përfitojnë dhe ne ditëm të organizohemi siç nevojitej për të mundur një rival që nuk ishte edhe aq i ndërlikuar sa dukej. Askush prej tyre nuk bëri llogaritë me idetë e Roberto Mançinit ose ndoshta nuk e njihnin mirë.

Dhamë gjithçka mundëm, por vështirësitë e Emersonit, lodhja e Insinjes e Barelës apo edhe problemet e Imobiles nuk kaluan pa u vënë re. Rritja e “Axurrëve” erdhi nga thellësia e mbrojtjes nga ku Bonuçi e Kielini morën në dorë skuadrën, teksa Verratti u shndërrua në burim loje duke shndërruar në ndihmës dikë si Zhorzhinjo. Në fund, siç thotë Romë Rolo, filozof francez i vlerësuar me çmimin “Nobel”:

“Heronj janë të gjithë ata që bëjnë gjithçka munden brenda mundësive të tyre”. Dhe ne pikërisht këtë bëmë, ndonëse i vetmi që mund të them se kaloi edhe përtej ishte Mançini. Ky djalosh i dha kombëtares jo vetëm një lojë për t’u rikthyer protagoniste, ne momentin ndoshta më të errët të historisë sonë të futbollit, por kryevepra dhe idetë e tij duhet të jenë burim frymëzimi edhe për shumë trajnerë të tjerë italianë.

Roberto nuk u shtoi cilësi në këmbë këtyre futbollistëve që ne i kishim parë prej vitesh në aksion, por thjesht ai dhe stafi i tij fantastik punuan mbi kokën e lojtarëve, duke ua mbushur atë me vetëvlerësim, personalitet dhe optimizëm. Kjo Itali që pamë në aksion dhe fitoi Europianin nuk është më e forta e historisë sonë nga ana teknike, por është pa dyshim Italia më e fortë për vlera etike dhe morale.

Lexo edhe :  Humbën kupën e EURO 2020, futbollistët anglezë “ngushëllohen” nga familjarët

Kurajo që treguan, të qëndruarit në fushë si protagonist edhe në momentet e vështira, por edhe bashkëpunimi e shoqëria jashtë fushës së lojës ishte ideja më e bukur e futbollit që Mançini mund t’i sillte kombit tonë.


Të fundit


Pllaka e lashtë e Egjiptit që futi në rivalitet Francën dhe Britaninë

Në korrik të vitit 1799, një gur i shkruar u gjet nga kaptiteni francez Pierre-François Bouchard gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt. Guri u...

Inkuizicioni, terrori që nënshtroi Evropën

Në korrikun e vitit 1834, inkuizicioni spanjoll u shpërbë zyrtarisht pas gati 356 vjetësh të terrorit. Koncepti i inkuizicionit shtrihet thellë në rrënjët e...

Në zemrën e Napoleon Bonapartit

Nga e gjithë ushtria që Napoleon Bonaparti humbi në fushatën ruse, pak ishin aq të dashur për perandorin sa gjenerali i ri Charles Étienne...

Rembrandt, hollandezi i shquar që u bë piktor botëror

Dobësia e tij ishin autoportretet. Pikturat e Rembrandt janë të karakterizuar nga penelata të gjalla nga toni i fortë i koloritit të ftohtë, të...

Lajme të tjera

Web TV