Shqiptari i kapur me kanabis dënohet nga gjykata britanike, avokati: Do shlyente borxhin për operacionin e babait

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një “fermer” kanabisi është dënuar me dy vite e gjysmë nga autoritete britanike pasi u ka kap duke kultivuar 64 bimë të lëndës narkotike në shtëpinë e tij.

Nardi Manaj kishte me vete çelësat e pronës dhe 200 £ me vete kur policia mësyu në banesë duke shkatërruar bimët më 16 qershor. 27-vjeçari shqiptar me dokumente greke u deklarua fajtor sot dhe u dënua në Gjykatën e Bradford Crown.

Ai ndodhej i vetëm në banesë në momentin e mbërritjes së policisë. Ata zbuluan bimë narkotike të kanabisit që po rriteshin me ndriçim të specializuar dhe pajisje për ujitje. Bimët ishin ndarë në dy dhoma, konkretisht 24 në njërën dhe 40 në tjetrën.

Në momentin e kontrollit policia i gjeti një dokument identifikimi grek, dy telefona, çelësat e banesës dhe paratë. Manaj kishte udhëtuar në Londër duke shpresuar të gjente punë. Ai ishte duke punuar në kryeqytet kur takoi një grup burrash shqiptarë që i thanë se mund të fitonte “para të shpejta”.

Ata i premtuan 1000 paund për të punuar në fermën e kanabisit për një muaj. Avokati tha se Manaj po përpiqej të shlyente një borxh prej 15,000 Eurosh që kishte marrë për të paguar për operacionin për babanë e tij.

Gjykatësi Jonathan Rose pranoi që Manaj erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur punë të ligjshme por ishte vendimi i tij që të udhëtonte më pas në Bradford për të kujdesur për fermën e kanabisit. “Ju morët një vendim të ndërgjegjshëm për të hyrë në botën e veprimtarisë kriminale për të fituar para,” tha ai.

Gjykatësi Rose vendosi që roli i Manaj në operacion ishte i rëndësishëm, por ai uli dënimin me burg nga një pikë fillimi tre vjet e katër muaj për të marrë parasysh pranimin e fajësisë.

Të fundit

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Lajme të tjera

Web TV