U akuzua për bullizëm/ Chrissy Teigen në depresion: Të dalurit jashtë ma shpif, ndihem si m*t

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Chrissy Teigen ndihet e “humbur” që nga momenti kur u akuzua për bullizëm nga disa përdorues të Twitter.

Modelja amerikane kërkoi falje për fjalët e saj, përfshirë një ku i thoshte yllit televiziv, Courtney Stodden, që të vriste veten.


Në një postim në Instagram, Teigen shpjegoi se si ndihet që nga ajo kohë.

“Nuk e di vërtet çfarë të them, ndihesh çuditshëm të pretendosh në këtë botën virtuale sikur asgjë s’po ndodh ndërkohë që ndihesh si m*t në jetën realen. Të dalurit jashtë nga shtëpia ma shpif, ndërsa të qëndruarit vetëm më bën me depresion. Por e di që sido që po e përballoj këtë tani, nuk është përgjigjja e duhur.

Ndihem e humbur dhe kam nevojë të gjej vendin tim përsëri, duhet të dal nga kjo gjë. Dëshiroj dëshpërimisht të komunikoj me ju, në vend që të pretendoj se gjithçka është në rregull. Ajo çfarë di është se ju dua, më ka marrë malli për ju dhe thjesht më duhej një moment i sinqertë me ju sepse unë thjesht jam … e lodhur. Madje nuk e di nëse duhet t’i them gjithë këto gjëra, por s’mund të qëndroj më e heshtur,”- përfundoi ajo.

Teigen, e cila është e martuar me këngëtarin John Legend, ka më shumë se 13 milionë ndjekës në Twitter dhe 34 milionë në Instagram.

Por kur postime të saj të vjetra u rishfaqën, ajo u “braktis” nga disa marka që e sponsorizonin.

Në atë kohë ajo tha se nuk kërkonte mëshirë dhe se “nuk ishte më personi që shkroi ato gjëra të tmerrshme” që kur u martua, bëri fëmijë dhe ndoqi terapinë.

 


Të fundit

OBSH ngre alarmin: Variante të reja edhe më të rrezikshëm të Covid-19

Ekspertët e OBSH-së kanë ngritur alarmin se variante të reja më të rrezikshme të Covid-19 mund të zhvillohen. Gjatë...

Mblidhet kryesia e PD/ Drejtuesit Politik kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pritet të marrë disa vendime të rëndësishme. Burime bëjnë me dije se mbledhja ka nisur...

Edith Harxhi i drejtohet anëtarëve të PD-së për ndryshimet statutore: Basha ju ka shitur për disa groshë më shumë

Ish-kandidatja për kryetare e PD, Edith Harxhi, u është drejtuar me një letër publike anëtarëve të Komisionit statutor të PD-së të cilët në mbledhjen...

Alarmi për bombë, momente frike për Messin dhe familjen e tij

Leo Messi dhe familja e tij janë përballur me një rast të paprecedentë ditën e djeshme, pak para se të niseshin nga Rosario për...

Pretendonte se kishte imunitet ndaj helmit, burri vdes nga kafshimi i kobrës kur tentoi ‘ta puthte’

Një filipinas i njohur si ‘njeriu gjarpër’ dhe pretendonte se kishte imunitet ndaj helmit të tyre, ka vdekur së fundmi kur një kobra e...

Lajme të tjera

Web TV