Balla reagon mbi arrestimin e kryebashkiakut dhe zv.ministres: PS nuk mban asnjë përgjegjësi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, foli për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas takimit me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

I pyetur lidhur me arrestimet e ish-kryebashkiakut Tushe dhe ish-zv.ministres Voda, Balla tha se përgjegjësia është individuale dhe PS ka vendosur standard të ri duke u distancuar dhe duke i përjashtuar personat nën hetim.

Balla po ashtu tha se arrestimet që po kryen SPAK-u hedhin poshtë pretendimet e atyre që vunë në dyshim drejtësinë e re, që sipas tij po godet si majtas si djathtas.

“Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë reformën në drejtësi ka qenë bindja që institucionet e reja të Reformës në Drejtësi duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe që shpërdoron financat publike. PS ka vendosur një standard që uroj dhe u bëj thirrje që të gjitha forcat e tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë. Fatos Tushe nuk është më pjesë e PS. Ka detyrimin ligjor të bëjë një betejë të tijën ligjore dhe ndërkohë që edhe zonja në fjalë (Voda). Sepse këtë standard e kemi vendosur prej shumë kohësh. PS nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo person që këtë hesap e ka personal me drejtësinë. Këto ditë ka qenë edhe dy kryetar të tjerë bashkish nga LSI dhe PD, ku njëra u dënua dhe tjetri është marrë në hetim. Dallimin mund ta bëni thjeshtë. PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ, përgjegjësia është personale. Të gjithë ata që kishin aludime ç’po bën SPAK-u tani të shohin rezultatet”, tha Balla.

“Në këtë vend ka dy standarde. Standardi i vendosur nga ne, distancim dhe përjashtim. Dhe standardi ku organizoheshin gavetat për të furnizuar me ushqime kryetarin e partisë së caktuar që ishte marrë nga drejtësia. Kushdo që ngriti pikëpyetje se PS po kapte institucionet e drejtësisë se re, sot duhet të kapi mikrofonat tuaj dhe të kërkoj falje sepse nuk qenka kështu, po godet sa majtas aq djathtas, kjo është drejtësia që qytetarët kanë ëndërruar. Shqipëria ka sot një drejtësi krejtësisht të pavarur nga politika”, vijoi ai.


Të fundit

Balla reagon mbi arrestimin e kryebashkiakut dhe zv.ministres: PS nuk mban asnjë përgjegjësi

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, foli për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas takimit me zv.kryeministrin...

Zv.kryeministri shqiptar në Malin e Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë

Zv. kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare. Ai është takuar krerët e lartë të politikës,...

Policia nuk toleron, arrestohet dhunshëm burri i ish-ministres Besa Shahini (FOTO)

KOSOVË - Partia Socialdemokrate në Kosovë ka zhvilluar një protestë në oborrin e ministrisë së Drejtësisë, ndërsa kanë shkruajtur “zhvatës” në makinat qeveritare. Kjo ka...

Veliaj takim me homologun Bakoyannis: Finalizojmë projektet për ngritjen e Qendrës kulturore shqiptare

Gjatë takimit në Athinë, në kuadër të një simpoziumi të organizuar prej ish-kryeministrit George Papandreu, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit...

WhatsApp sjell risinë e re: Mund të dërgoni mesazhe pa përdorur celularin

WhatsApp po teston një veçori të re që do t'i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre për herë të parë....

Lajme të tjera

Web TV