E konsumoni darkën vonë ? Ja rreziku me të cilin përballeni

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Koha E Të Ngrënit Dhe Shëndeti Zemrës
Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit. Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës. Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet. Rrjedhimisht është e logjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit. Sipas të dhënave kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Rëndësia E Planifikimit Ushqimor
Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme. Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi. Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë.

Pazari i Zgjuar
Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime. Këshillohet të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.

Planet Ditore
Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë çfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë. Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë. Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.

Ushqim Me Vete
Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë. Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë

Lexo edhe :  Simptomat e variantit “delta”, çfarë duhet t’i kushtojmë vëmendje

Informimi
Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja. Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.

Koha E Të Ngrënit
Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta. Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë./AgroWeb

 


Të fundit

E konsumoni darkën vonë ? Ja rreziku me të cilin përballeni

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Koha E Të...

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë/ Kjo është 15-vjeçarja që ndërroi jetë në Itali

Në foto është 15-vjeçara Klarisa Gjokës, e cila ndërroi jetë në Itali, vetëm pak ditë pas vdekjes së motrës së saj Danjela Gjoka. 15-vjeçarja Klarisa...

Varianti Delta/ Zyrtarët amerikanë: Po rrit shkallën e vdekshmërisë në SHBA

Varianti Delta i COVID-19 është tani varianti dominues në të gjithë botën dhe po sjell një rritje të vdekjeve rreth Shteteve të Bashkuara të...

Rudina Magjistari i lë të gjithë pa fjalë, mbulon trupin me tatuazhe (Foto)

Pas një sezoni të gjatë e të suksesshëm me emisionin e saj, Rudina Magjistari më në fund ka gjetur kohën për pak pushime dhe...

Megan Fox e cilësoi Trumpin “legjendë”, ja si e pritën adhuruesit e saj deklaratën

Megan Fox ka sqaruar pozicionin e saj pas deklaratave që bëri për Donald Trump, gjatë intervistës së saj në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”. Aktorja i...

Lajme të tjera

Web TV