Gazetari i Reuters vritet nga Talibanët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Danish Siddiqui, gazetari i Reuters që fitoi një Çmim Pulitzer për ekspozimin e dhunës me të cilën përballen refugjatët Rohingya, është vrarë në përleshjet pranë Kandahar, në Afganistan .

Siddiqui ishte reporteri kryesor i agjencisë së lajmeve në Indi, me qendër në Mumbai.

Reuters njoftoi vdekjen e Siddiqui të premten, duke cituar një komandant Afgan i cili tha se ai ishte vrarë ndërsa po dokumentonte luftimet midis forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve Talibanë .

Komandanti tha se forcat speciale afgane kishin luftuar për të rimarrë një zonë tregu pranë një kalimi kufitar me Pakistanin kur Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u vranë.

Reuters tha se Siddiqui ishte bashkuar gjatë javës së kaluar me forcat speciale afgane dhe se ai informoi agjencinë e lajmeve se ai ishte plagosur në krah gjatë një përplasjeje të hershme të premten.

Agjencia e lajmeve shtoi se “nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur detajet e luftimeve të përshkruara nga zyrtari ushtarak afgan”.

“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion, duke punuar me autoritetet në rajon,” tha presidenti i Reuters, Michael Friedenberg dhe kryeredaktorja Alessandra Galloni në një deklaratë në Tëitter.

“Danish ishte një gazetar i shquar … një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Lutjet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme,” shtuan ata.

Siddiqui ishte pjesë e një ekipi të Reuters që fitoi Çmimin Pulitzer 2018 për punën që mbulonte refugjatët Rohingya të cilët po iknin nga Mianmar.


Të fundit

Gazetari i Reuters vritet nga Talibanët

Danish Siddiqui, gazetari i Reuters që fitoi një Çmim Pulitzer për ekspozimin e dhunës me të cilën përballen refugjatët...

Përmbytjet shkatërrimtare në Europë/ IGJEUM jep njoftim për Shqipërinë: 5 ditët e ardhshme do të jenë me reshje dhe shkarkesa elektrike

Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje dhe rrufe në...

 Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar: Prona ka qenë publike dhe është shtetërore

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për Teatrin Kombëtar, ku shfuqizoi ligjin special për të dhe pezulloi ndërtimin e teatrit të ri, por...

Covid në Shqipëri/ Rritet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Ka shënuar një rritje numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar...

Ja çfarë parashikuan Simpsons 7 vite më parë!

Adhuruesit e  Simpsons mbetën të habitur kur zbuluan se shfaqja e animuar kishte parashikuar saktë udhëtimin e Richard Branson në hapësirë. Krijuar nga talenti i...

Lajme të tjera

Web TV