KQZ cakton çmimin, ja sa vlen vota e një shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KQZ ka publikuar projekt vendimin për përcaktimin e vlerës në para të një vote të vlefshme për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të kryera më 25 prill 2021.

Në bazë te nenit 180 pikës 4 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji fondi nga Buxheti i Shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje përcaktohet se do të jetë 2 herë më i madh , se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Fondi i vënë në dispozicion në vitin zgjedhor 2017 ishte 65,000,000 lekë, pra rrjedhimisht u caktua që për vitin zgjedhor 2021 fondi i përgjithshëm i miratuar të ishte 130,000,000 lekë.

Pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme 130,000,000 (njëqind e tridhjetë milion) lekë / 1,533,334 (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre e treqind e tridhjetë e katër) vota = 84,78 ( ≈ 85) lekë.

Referuar lidhjes nr. 1, të Vendimit nr. 21 datë 13.07.2021 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”, partitë që kanë përfituar jo më pak se 1 për qind të votave dhe votat e vlefshme të grumbulluara prej tyre, janë si më poshtë:

1. Partia Socialdemokrate (PSD) 35,475 vota 2,2479%
2. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107.538 vota 6,8143%
3. Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” (PD-AN) 622.187 vota 39,4259%
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 768.134 vota 48,6741%

Lexo edhe :  Sara dhe Ledri rikthehen bashkë , veprimi i fundit i influenceres konfirmon gjithçka

Gjithsej vota të vlefshme 1 533 334 vota./Abc

Të fundit

Metën e kemi parë majë hekurave, sepse po i vijnë hekurat!

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari,...

Nis mbledhja e KDK, çfarë kërkoi Kryemadhi? Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë

Ka nisur me batuta mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishin batutat mes kreut të PL, Ilir...

Veti detoksifikiuese, fruti që do t’ju ndihmojë të hiqni dhjamin nga barku

Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk ka të bëjë me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e...

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL/ Kryemadhi “mesazh” të koduar në veshjen e saj (FOTO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në "Hotel Tirana", ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie....

“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm. Riviera shqiptare për të përditshmen franceze “Le Figaro” ka disa...

Lajme të tjera

Web TV