“Lëkundja” e Hënës do të shkaktojë përmbytje katastrofike në 2030

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sipas një studimi të fundit të NASA-s dhe Universitetit të Hawait një fenomen i quajtur “lëkundja” e Hënës do të krijojë rritje të nivelit të detit të shkaktuar nga ndryshimi i klimës dhe do të sjellë përmbytje rekord në Tokë në vitet e ardhshme.

Përmbytjet rekord parashikohet të fillojnë në vitin, thuhet në studimin i cili është përqendruar në efektin e fenomenit në SHBA.

Në vitin 2019 në SHBA kishte rreth 600 përmbytje thuhet nga Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës.

Ky numër pritet të rritet me disa herë në vitin 2030, sipas studimit, i cili u botua në revistën Nature Climate.

Përmbytja parashikohet të ndodhë në intervale kohore që mund të zgjasin për një muaj ose më gjatë.

Megjithëse përmbytja me batica sjell më pak ujë dhe konsiderohet pak e dëmshme sesa përmbytja e shkaktuar nga uragani, ajo do të ketë një ndikim më të madh, thotë profesori i Universitetit të Hawait, Phil Thompson.

“Nëse përmbytja ndodh 10 ose 15 herë në muaj, një biznes parkingu do ta ketë të pamundur të punojë në ujë.

Njerëzit do të humbin vendin e punës sepse nuk do të mund të shkojnë dot. Gropat e ujërave të zeza do të jenë një problem i madh për shëndetin publik”, tha ai.

E ashtuquajtura “lëkundje” e Hënës nuk është një fenomen i ri.

Ajo është raportuar për herë të parë në 1728 dhe është pjesë e një cikli natyror 18.6-vjeçar.

Gjatë gjysmës së parë të ciklit, baticat e rregullta të Tokës minimizohen. Gjatë gjysmës së dytë, baticat amplifikohen, thotë NASA.

Hëna aktualisht është në amplifikimin e gjysmës së ciklit të saj, duke shkaktuar tashmë përmbytje të mëdha përgjatë shumë brigjeve, një rezultat i shkaktuar nga ndryshimi i klimës, sipas NASA.

Lexo edhe :  Trafikanti i drogës kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet në Qafë Thanë 39-vjeçari

Në dekadën tjetër të rritjes së niveleve të detit do të ketë pasoja më të rënda kur Hëna të jetë përsëri në gjysmën e amplifikimit të ciklit të saj, duke sjellë një rritje të përmbytjeve në të gjitha vijat bregdetare të SHBA, Hawai dhe Guam dhe duke kursyer vetëm brigjet e veriut si Alaska. MCN.tv


Të fundit

“Lëkundja” e Hënës do të shkaktojë përmbytje katastrofike në 2030

Sipas një studimi të fundit të NASA-s dhe Universitetit të Hawait një fenomen i quajtur “lëkundja” e Hënës do të...

Abuzime me tenderat me vlerë 2.7 mln lekë, SPAK përfundon hetimet për përgjegjësin e Logjistikës në burgun 313

SPAK përfundon hetimet për Florin Ahmetajn, përgjegjës në burgun 313 në Tiranë. Ahmetaj, Përgjegjës i Logjistikës në IEVP-në, Jordan Misja, akuzohet për shkelje barazie...

16-vjeçari bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një i mitur vetëm 16 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e...

Kapja e kokainës në portin e Durrësit/ Prokuroria shpall moskompetencë, dosja i kalon SPAK

Sekuestrimi i mbi 11 kg kokainë në kontejnerin në portin e Durrësit do të hetohet nga Prokuroria e Posacme, SPAK. Prokuroria e Durrësit vendosi...

Ish-gruaja dhe gruaja publikojnë videon bashkë, ja komenti i Orlando Bloom

Ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja e Orlando Bloom kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, madje bëjnë edhe yoga bashkë. Modelja Miranda Kerr dhe këngëtarja Katy Perry publikuan...

Lajme të tjera

Web TV