Merr fund ankthi për babain shqiptar, gjen shëndoshë e mirë dy vajzat e humbura prej përmbytjeve në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajme të mira vijnë nga familja Hyseni në Gjermani. Mësohet se babai shqiptar, Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të gjente dy vajzat e tij, të cilat kishin humbur kontaktet pas përmbytjeve në Gjermani.

Ai arriti që të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishte shpëtuar një helikopter. Shqiptari për orë të tëra nuk e dinte asgjë mbi fatin e dy vajzave të tij, ndërsa më herët lëshoi thirrjen për ndihmë në media.

Ai tha për BILD se; “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!”, -tha 46-vjeçari që vrapoi menjëherë në shtëpi.

Por kur ai arriti nuk kalonte dot më – uji ishte kudo! “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”. Pasi u takua me dy vajzat e tij, babai tha se të gjithë kishin qarë kur ishin përqafuar. “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri-tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë.”, tha ai.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV