Përmbytjet shkatërrimtare në Europë/ IGJEUM jep njoftim për Shqipërinë: 5 ditët e ardhshme do të jenë me reshje dhe shkarkesa elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje dhe rrufe në zona malore.

Mirëpo pavarësisht gjithçkaje, IGJEUM qetëson qytetarët pasi këto reshje do të jenë normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike në Europë.

Gjithashtu bëhet me dije se ekipet e emergjencave civile janë në gatishmëri.

Njoftimi i plotë i IGJEUM

Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e marra mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.

Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës.

Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile.

Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve.

Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV