Përplasi për vdekje shqiptarin dhe e la në rrugë, burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britani – Një 27 vjeçar, i identifikuar si Tony Green është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Shkëlzen Taka.

Mediet e huaja raportojnë se 27 vjeçari mori jetën e viktimës gjatë një aksidenti rrugor vitin e kaluar në Birmingham. Në pamjet e bëra publike duket se si autori hipën me makinë mbi trotuar, rrëzon tabelën e sinjalistikës që goditi viktimën duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë dhe kokë.

Por përplasja nuk ishte rastësi. Të dy kishin debatuar në mëngjes pas një takimi të rastësishëm në një qendër masazhesh. Pas zënkës, britaniku u hodh mbi automjetin tip “BMW” të Shkëlzën Takës dhe theu xhamin nga inati.

Më pas shkoi tek makina e tij tip “Skoda Octavia”, ndërsa Taka po e ndiqte me këmbë. Kur e pa se ai po kthehej me makinë dhe po shkonte në drejtimin e tij, u largua por nuk i shpëtoi vdekjes.

Green u kthye në drejtim të viktimës dhe goditi shenjën metalike që i shkaktoi dëme në kokë shqiptarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas aksidentit, shoferi u largua nga vendngjarja, duke e lënë shqiptarin në mes të rrugës. Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga kalimtarët në rrugë.

Të fundit

BE “hap thesin” për Ukrainën: 5 mld euro ndihma, sanksione rusëve për Navalnyn

Ministrat e Jashtëm te Bashkimit Europian i përcollën një mesazh të fortë Rusisë me vendimet e marra në takimin...

Kur lindi ideja e projektit për resortet në Sazan? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se projekti për resortet në Sazan është ende në fazë shqyrtimi, ndërsa me ironi iu përgjigj pyetjeve së gazetarëve se...

“Ju lutem mos më prekni më”/ Rama prek në faqe gazetaren në fund të deklaratës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje. Teksa gazetarja po...

Autori letër policisë gjermane: Ja pse e vrava boksierin shqiptar

Hetuesit gjermanë kanë në dispozicion një letër/rrëfim që thuhet se i përket njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani....

“Virozat e stinës”, mjekja pediatre ngre shqetësimin: Shënohen deri në 40 raste në ditë

Teksa në fillim të janarit u fol për përhapjen e fruthit në vendin tonë, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës, duket se situate është...

Lajme të tjera

Web TV