Stuhi dhe përmbytje në Europë/ Sinoptikania paralajmëron: Edhe Shqipëria do të përfshihet nga reshjet e shiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa Qendrore po përballet me një situatë të jashtëzakonshme ku nga përmbytjet dhe reshjet masive kanë humbur jetën qindra njerëz ndërsa janë zhdukur mijëra të tjerë. Sinoptikania Lajda Porja ka njoftuar ditën e sotme se kjo stuhi që ka goditur Gjermaninë, Luksenburgun, Belgjikën e Zvicrën do të vijë në Shqipëri por më e dobësuar. Sinoptikania tha se ditën e shtunë pritet që të ketë rrebeshe shiu në zonën veriore dhe verilindore, ndërsa të dielën do të përfshihet edhe zona përgjatë bregdetit të Adriatikut. Ajo shtoi se problematike edhe për javën që vjen do të jetë era në bregdet, e cila do të jetë e fortë, duke bërë që deti të ketë dallgë.

Duke parë stuhinë me origjinë në ishujt Britanik, që ka përfshirë Europën Qendrore, kjo stuhi e quajtur në shkallën e uraganeve, po sjell përkeqësim të motit. Pritet që stuhia të zhvendoset drejt alpeve, dhe tek ne vjen e dobësuar. Do të ketë më tepër rrebeshe shiu, në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci. Moti paraqitet me vranësira. E shtuna parashikohet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore. Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit. Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut. Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar. Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë, do kemi të paraqitur gjatë kësaj fundjave parametrin e erës.

Lexo edhe :  Një listë parfumesh me aromë qershie, perfekte për pranverën

 

Të fundit

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Lajme të tjera

Web TV