Trupat e pajetë që vijnë nga Greqia duhet të paketohen me vulë doganore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpara se të dërgojë të ndjerin për në banesën e fundit, makina e funeralit më parë duhet të bëjë një ndalesë në doganën e Athinës, dhe pasi ta paketojë dhe plumbosë “ngarkesën”, do të lejohet të udhëtojë drejtë Shqipërisë ku të ndjerit do ti bëhen nderimet e fundit.

Nuk është një shaka pa kripë e ndonjë zyre funerali, por urdhri i ri që dogana greke ka nxjerrë për dërgimin e trupave të të vdekurve në Shqipëri.

Sipas këtij urdhri që së paku përdhos kujtimin e të vdekurit pasi e cilëson atë si ngarkesë mallrash e vulosur me plumbçe dogane dhe jo si njeri, por shton me të paktën 700 euro më tepër transportimin e trupit të dikujt që ka humbur jetën jashtë shtetit.

Janë me qindra raste ku dikush ka humbur jetën në Greqi, dhe kanë qenë vetë emigrantët që kanë mbledh lekët për ta dërguar atë në banesën e fundit.

Ndonëse ka pasur ankesa prej zyrave të shërbimeve funerale, sërish dogana greke insiston në cilësimin e trupave të të vdekurve si mall tregtie.

Jashtë kamerave në doganë thonë se këtë keqkuptim duhet ta zgjidhin qeveritë dhe ministritë e jashtme përkatëse, por pranojnë se efekti në kosto që ai ka,i shtohet buxhetit të shtetit helen.

Urdhri vlerësohet si i pa drejtë nga agjencitë funerale, për më tepër ai konsiderohet si taksë mbi të vdekurin, por ende askush nuk po e ndryshon atë, duke krijuar ndjenja negative dhe keqardhje në komunitetin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Të fundit

Nga puna në varka deri tek jeta private, menaxheri i Heidit zbulon sekretet e banores

Daniele Fortuzzi, menaxheri italian i banores së Big Brother Vip Albania, Heidit, ka treguar më shumë mbi jetën dhe...

Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Nga Eduard Zaloshnja Në qoftë se në ekonominë e një vendi nuk ka një fluks të ri gjatë një viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto mbetet...

Moti gjatë fundjavës, ja si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, shpjegoi se dita e premte do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Gjithashtu ai...

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE në Shqipëri. OSBE shkruan se...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Lajme të tjera

Web TV