Xiaomi lë prapa Apple për herë të parë në shitjet globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi kinez i teknologjisë Xiaomi ka lënë prapa Apple për herë të parë në shitjet globale, duke u bërë kështu shitësi i dytë më i madh në botë i aparatëve celularë në tremujorin e dytë të vitit.

Pozicioni i ri vjen falë rritjes së shitjeve në Amerikën Latine, Afrikë dhe Evropë, sipas shifrave të firmës kërkimore Canalys.

Kompania me bazë në Pekin ka tashmë 17% të tregut global dhe renditet e dyta pas Samsung, që zotëron 19% të tregut. Apple qëndron në vend të tretë me 14%, e ndjekur më pas nga grupet Oppo dhe Vivo, secila me 10% të tregut.

Në pesëshen më të mirë bie në sy mungesa e Huawei, marka më e madhe e smartfonëve në Kinë, e cila prej gati dy vitesh është subjekt i sanksioneve ekonomike nga SHBA.

Pjesën më të madhe të suksesit për Xiaomin e mban shitja e aparatëve celularë, me çmime mesatarisht 40-70% më lirë krahasuar me rivalët.

Kompania ka shënuar rritje të fitimeve gjatë tremujorit të parë të 2021. Gjatë kësaj kohe, fitimet u rritën me 260%, një shifër kjo që i vjen përshtat objektivit të kompanise për të shitur 200 milionë smartfonë në vit.

Të fundit

Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova

Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar disa foto në...

SPAK heton kreun e tatimeve për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi për veprat penale korrupsion dhe shpërdorim detyre. SPAK njofton se...

Presidenti dekreton “ligjin për zonat e mbrojtura”

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi dje ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’, duke sjellë reagimin e opozitës. Ndonëse kreu i shtetit në dokumentin përcjellës...

Ilir Beqaj zyrtarisht i pandehur për “Streilizimin”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit. Akuza e shpërdorimit të detyrës iu komunikua këtë të hënë, kur...

Kryebashkiaku i Libohovës merret si i pandehur nga SPAK

  Leonard Hide, kryetari i Bashkisë së Libohovës, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre. Sipas hetimeve në vitin 2021, kur...

Lajme të tjera

Web TV