Autorë të 500 mijë euro vjedhjesh/ Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia spanjolle goditi një bandë hajdutësh të përbërë nga shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova duke çuar 21 persona pas hekurave me akuzën e vjedhjes dhe grabitjes së 57 shtëpive dhe kompanive.

Por jo vetëm në Madrid, akuzat ndaj bandës janë për episode grabitje edhe në provincat e Cádiz, Córdoba, Malaga, Seville dhe Valencia duke vjedhur më shumë se 500,000 euro. Hajdutët ishin të “fiksuar” pas kasafortave, teksa futeshin me forcë brenda banesave, thyenin kodet e sigurisë duke grabitur nga njëri qytet në tjetrin. Hetimet për bandën kanë nisur në 2019.

Pavarësisht se kishin vjedhur disa shtëpi mes tyre një në Malaga ku morën bizhuteri me vlerë 10 mijë euro, objektivi i tyre ishin kasafortat. Dy grabitjet me shumën më të madhe ishin njëra në Malaga 52 mijë euro dhe tjetra në Seville 242,000 euro.

Sipas policisë, organizata formoi një kornizë të strukturuar në mënyrë të përsosur për kryerjen e grabitjeve me forcë, ndërsa thekson se “disa nga anëtarët e saj qëndronin në Spanjë prej 20 vitesh, një rrethanë që e bëri hetimin të vështirë duke pasur parasysh njohuritë që këta individë posedonin”.

Përveç kësaj, policia spanjolle thotë se “ata (hajdutët) kishin mbështetjen e njerëzve me kombësi spanjolle, të cilët i përdorën për të vendosur automjetet dhe shtëpitë në emrin e tyre, të gjitha me qëllim për të mos u identifikuar”.


Të fundit

Autorë të 500 mijë euro vjedhjesh/ Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

Policia spanjolle goditi një bandë hajdutësh të përbërë nga shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova duke çuar 21 persona pas...

Policia e Holandës sekuestron tre ton kokainë me vlerë 250 mln euro, droga e fshehur në kontejner me banane

Autoritetet holandeze kanë sekuestruar këtë të shtunë tre ton kokainë. Sasia e drogës është gjetur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit. Kokaina...

Përmbytjet katastrofike në Gjermani dhe Belgjikë, shkon në 170 numri i viktimave

Numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve shkatërruese në Gjermaninë perëndimore dhe në Belgjikë u rrit në të paktën 170 pasi shpërthimet e lumenjve...

Kosova konkurron për 2 çmime/ Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë

Në Kanë të Francës po mbahet nata finale e festivalit tradicional te filmit, përkatësisht edicionit të 74-t të tij. Në edicionin e këtij viti garojnë...

Bëhet tatuazh momenti pikant i finales së Euro 2020 me protagonistë Chiellinin e Sakan (Foto)

Momenti kur Giorgio Chiellini tërhoqi Bukayo Sakan nga jaka është bërë një meme virale dhe tani është përjetësuar gjithashtu si një tatuazh në krahun...

Lajme të tjera

Web TV