Libri i ri/ “E gjelbër smeraldi” nga Shtëpia Botuese PEGI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“E gjelbër smeraldi”, fantazi që të zbavit, zgjedhja e kësaj vere për adoleshentët, fundi i trilogjisë së gurëve të çmuar “E kuqe rubini” dhe “Blu safiri”. Një libër që me ironi, fantazi dhe origjinalitet të mban pezull dhe të zbavit, duke të shëtitur përgjatë mijëvjeçarit, në përmbushje të një misioni në të mirë të njerëzimit.

“E gjelbër smeraldi” është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas “E kuqe rubini” dhe “Blu safiri”. Kjo trilogji është bërë e famshme në të gjithë botën dhe është botuar në mbi 27 gjuhë, përfshirë gjermanisht, anglisht, kinezisht, çekisht, danisht, frëngjisht, greqisht, hungarisht, italisht, japonisht, holandisht, spanjisht etj. Vetëm në Gjermani janë shitur më shumë se 2 milionë kopje. Në Amerikë “E kuqe rubini” fitoi dhe çmimin “Libri më i mirë për të rinj” dhënë nga American Library Association.

Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk mund t’i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t’u marrin kampionët e gjakut për t’i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë. Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fjalës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija. “E gjelbër smeraldi” është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e “Blu safirit”, duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj. Më 7 korrik 2016, doli në kinematë gjermane edhe filmi “E gjelbër smeraldi” bazuar pikërisht në vëllimin e tretë të trilogjisë.

Kritika

Admiruesit e trilogjisë së gurëve të çmuar nuk do të mbeten të zhgënjyer nga kjo finale befasuese dhe romantike.

Kirkus Review

Një roman për të rinj, me një ritëm të jashtëzakonshëm, me personazhe të mahnitshme, që mund të udhëtojnë në kohë, plot me hollësi historike që s’duhen humbur.

YA Fantasy Addicts

Autorja

Kerstin Gier (1966) është autore gjermane e disa romaneve për të rritur dhe për lexues të rinj. Ajo e ka nisur karrierën si mësuese dhe qysh prej 1995 është edhe shkrimtare. Është autore bestsellerësh femërorë, gjithnjë në krye të klasifikimeve gjermane. Gier është e njohur për trilogjinë e gurëve të çmuar, që fillon me “E kuqe rubini” e pason me “Blu safiri” dhe “E gjelbër Smeraldi”. Kjo trilogji ka shitur mbi 3 milionë kopje dhe është botuar në 22 vende të botës. Vepra të tjera të rëndësishme përfshijnë Männer und andere Katastrophen (Burrat dhe katastrofa të tjera), i cili tashmë është ekranizuar. Librat e tjerë të saj kanë pasur sukses të madh sidomos në Gjermani. Romani Das unmoralische Sonderangebot (Akordi imoral) fitoi çmimin e romanit më të mirë të vitit në Gjermani. Kerstin Gier punon tashmë me kohë të plotë si shkrimtare në profesion të lirë dhe jeton në një fshat pranë Bergisch Gladbach, në Gjermani, bashkë me të shoqin dhe djalin e saj.

Lexo edhe :  Çfarë është qumështi i bletës, si ta përdorim dhe cilat janë përfitimet shëndetësore

Fragmente nga libri

1) Kur më puth ti, Guendolina Sheferd, e humbas kontaktin me tokën. Nuk e di se si e bën apo ku e ke mësuar. Nëse e ke parë në ndonjë film, atëherë duhet ta shikojmë patjetër bashkë. Kur më puth ti, nuk dua asgjë më shumë, sesa të të ndiej e të të mbaj në krahët e mi. Ta hajë dreqi, jam dashuruar kaq keq me ty, saqë ndihem sikur dikush, diku brenda meje, ka derdhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën!

2) [..] në fillim edhe unë kujtoja se do të vdisja nga brenga. Saktësisht, nga një ndërprerje e njëkohshme e disa organeve. Sepse në të gjitha këto shprehje ka diçka të vërtetë: dashuria kalon nëpër veshka, godet

stomakun, thyen zemrën, shtrëngon fort kraharorin dhe… eh… bren mëlçinë… Por: e para, kjo kalon, e dyta, situata nuk është kaq e pashpresë sa të duket ty dhe, e treta, zemra jote nuk është prej qelqi.

3) Veç kur zbehet Ylli i Dymbëdhjetë, Shqiponja mbërrin përjetësisht qëllimin e vet. Ndaj ta dish: një yll digjet dashurie sfilitur, Kur vdekjen vetes vetë ia ka gatitur.

4) Ndoshta nuk është zgjuarsi, por nuk dua të di se ç’më pret në të ardhmen…

5) Në të vërtetë, zemrat janë bërë prej një materiali krejt tjetër. Bëhet fjalë për një material shumë më të fortë, të pathyeshëm e që formohet sistematikisht nga e para. Sipas një recete të fshehtë.

Të fundit

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Lajme të tjera

Web TV