Rama del e mbledh vetë mbeturinat në Vlorë: Turistët s’mund të shohin këtë pamje, vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Siç nuk e kemi parë ndonjëherë! Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një ambient sportiv publik në qytetin e Vlorës, ndërsa i është përveshur punës, ku ka pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra. Ka qenë vetë Rama që ka postuar videon në fjalë, duke e shoqëruar me një mbishkrim; ‘Pa koment’.

Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, Rama dha edhe një mesazh të qartë, duke shigjetuar kështu edhe Bashkinë e Vlorës. Ai tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përplasje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Kjo gjë është parë edhe në mungesën publike të Lelit, gjatë vizitave të Ramës në qytetin bregdetar.


Të fundit

Rama del e mbledh vetë mbeturinat në Vlorë: Turistët s’mund të shohin këtë pamje, vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga

Siç nuk e kemi parë ndonjëherë! Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një ambient sportiv publik në qytetin...

I erdhi radha për të mbajtur fjalimin, Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD

Agron Shehaj ka vendosur që të largohet nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Ish-kandidati për kryetar të PD-së dhe aktualisht drejtues politik që qarkun e...

Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion/ Basha tregon hapur qëndrimin e tij me ish-kryeministrin

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë pasur një takim shumë miqësor me njëri-tjetrin, në nisje të punimeve të...

SPAK-u dhe frika, çift surprizë për “djemtë e këqinj”

Ka një keqkuptim gjigant në lidhje me SPAK-un. E shohin si një fshesë gjigante që do të pastrojë pluhurin e artë shkëlqyes të tre...

“6 mijë fëmijë të lindur jashtë, por janë regjistruar në Shqipëri”, Manastirliu: Kanë përfituar bonusin e bebes

6 mijë fëmijë kanë lindur jashtë vendit në 6 muajt e parë të vitit 2021 dhe janë regjistruar në Shqipëri. Lajmin e mirë e bën...

Lajme të tjera

Web TV