Rritje e rasteve me COVID/ 18 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

18 raste te reja me koronavirus jane regjistruar ne 24 oret e fundit ne vendin tone, nderkohe qe fatmiresisht nuk ka pasur viktima.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2431

Testime totale 853,542
Raste pozitive 132,665
Raste të shëruara 130,072
Raste Aktive 137
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 55
Shkodër 13
Fier 13
Vlorë 13
Durrës 11
Elbasan 10
Lezhë 10
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2


Të fundit

E rëndë në Itali/ Shqiptari vritet me thikë në mes të rrugës, alarmohen këmbësorët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali këtë të shtunë. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se një shqiptar, është...

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë martuar në fshehtësi?! Ja detaji që i nxorri zbuluar

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë treguar se kanë një nga lidhjet më të forta në showbizz-in tonë. Genci ka festuar ditëlindjen dhe nuk...

Aksioni i 24 orëve të fundit të policisë/ Arrestohen 12 persona, pezullohen 43 patenta dhe gjobiten 2354 shoferë

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e masave të vendosura gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikat rrugore. Sipas...

“Liqeni i ftohtë” që ka pushtuar Gjermaninë, tashmë në drejtim të Shqipërisë

Pas shumë ditësh me temperatura shumë të larta, po vijnë shirat dhe stuhitë. Harta klimatike do të pësojë në orët në vazhdim ndryshime të...

Rritje e rasteve me COVID/ 18 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

18 raste te reja me koronavirus jane regjistruar ne 24 oret e fundit ne vendin tone, nderkohe qe fatmiresisht nuk ka pasur viktima. NJOFTIMI I...

Lajme të tjera

Web TV