Sarri i del në mbrojtje Muriqit dhe u kthehet tifozëve: Nëse ju dëgjoj të thoni diçka tjetër, do boshatisni tribunën (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ndonëse në ditët e para të tij në krye të Lazios, trajneri Muarizio Sarri ka marrë në mbrojtje skuadrën.

Tekniku, i është kthyer tifozëve që po kritikonin sulmuesin shqiptar Vedat Muriqi. Tekniku toskan, është afruar pranë tribunës dhe i ka thënë turmës së njerëzve: “Nëse ju dëgjoj të thoni diçka tjetër për Muriqin, do boshatisni tribunën”, u tha tifozëve ish-trajneri i Napolit dhe i Juventusit.

Sipas Calciomercato.com, një grup tjetër i mbështetësve të Lazios e lavdëruan trajnerin për mbrojtjen e sulmuesit i cili nuk kishte arritur t’i plotësonte pritjet në sezonin e tij të parë në klub.

Muriqi u transferua në Stadio Olimpico në një marrëveshje prej 18.5 milionë euro nga Fenerbache në verën e vitit 2020, por shënoi vetëm një gol në 27 paraqitje me Biancocelesti në Serie A sezonin e kaluar.

Sarri, i cili fitoi kupën e Europa League me Chelsean në 2018, ka zëvendësuar Simone Inzaghin në Lazio, duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me ‘Aquile’.


Të fundit

Sarri i del në mbrojtje Muriqit dhe u kthehet tifozëve: Nëse ju dëgjoj të thoni diçka tjetër, do boshatisni tribunën (Video)

Ndonëse në ditët e para të tij në krye të Lazios, trajneri Muarizio Sarri ka marrë në mbrojtje skuadrën. Tekniku,...

U arrestua pas protestës për taksën 5 euro për makinat në Kosovë, lirohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahni, është liruar nga policia. Ai ishte ndaluar...

Kadilli ironizon Bashën: Shpresoj që kryetari të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, nuk la pa ironizuar me largimin e kreut të PD-së, Lulzim Bashës nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar...

Familja e Orindës dhe Turit të bashkuar në shtëpi për pritjen e Atarës së vogël (Foto)

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë më 15 korrik. Këngëtarja solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan...

Ishulli i miliarderëve rikthen masat kufizuese/ S’ka muzikë gjatë 24 orëve

Greqia po përballet me një rritje të lartë të numrit të të infektuarve me Covid dhe variantin Delta, vetëm pak kohë pasi u lehtësuan...

Lajme të tjera

Web TV