U arrestua pas protestës për taksën 5 euro për makinat në Kosovë, lirohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahni, është liruar nga policia. Ai ishte ndaluar për 48 orë pasi u shoqërua pas një proteste që mbajti bashkë me përfaqësues të tjerë të kësaj partie para ministrisë së Drejtësisë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, e cila tha se lirimi i tij ndodhi pas presionit të madh publik.

“Kundërshtimi ndaj zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet. Përndjekja e pushtetit ndaj opozitës nuk e ndal kritikën e aksionin. Së bashku mund të krijojmë të renë demokratike si kundërpërgjigje ndaj autoritarizmit të Kurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dardan Molliqaj u arrestua dje bashkë me shtatë aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave.


Të fundit

U arrestua pas protestës për taksën 5 euro për makinat në Kosovë, lirohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahni, është liruar...

Kadilli ironizon Bashën: Shpresoj që kryetari të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, nuk la pa ironizuar me largimin e kreut të PD-së, Lulzim Bashës nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar...

Familja e Orindës dhe Turit të bashkuar në shtëpi për pritjen e Atarës së vogël (Foto)

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë më 15 korrik. Këngëtarja solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan...

Ishulli i miliarderëve rikthen masat kufizuese/ S’ka muzikë gjatë 24 orëve

Greqia po përballet me një rritje të lartë të numrit të të infektuarve me Covid dhe variantin Delta, vetëm pak kohë pasi u lehtësuan...

E rëndë në Itali/ Shqiptari vritet me thikë në mes të rrugës, alarmohen këmbësorët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali këtë të shtunë. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se një shqiptar, është vrarë me thikë nga fqinji...

Lajme të tjera

Web TV