Filmi “Titane” fiton Palmën e Artë në festivalin e Kanës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali i Filmit në Cannes ka përmbyllur zyrtarisht ceremoninë e tij të 74-të të ndarjes së çmimeve, teksa fitues i çmimit kryesor të këtij evenimenti, “Palma e Artë”, u shpall filmi “Titane”.

“Titane” është një film i regjisores, Julia Docournau të cilin “Neon” do ta publikojë gjatë këtij viti, ndërsa kjo fitore e bën Julian, regjisoren e dytë grua në historinë e festivalit, e cila ka fituar çmimin kryesor të “Cannes”, njofton BBC.

“Titane” tregon historinë e një gruaje të re e cila i mbijeton një aksidenti në makine kur ishte fëmijë dhe vazhdon të ketë një marrëdhënie të veçantë me makinat kur rritet.

Para saj, gruaja e cila e kishte rrëmbyer “Palmën e Artë”, ishte Jane Campion me filmin “The Piano”, në vitin 1993.

Çmimi i dytë më prestigjioz i festivalit, Grand Prix, ishte një lidhje midis filmit “A Hero” dhe “Compartment No 6” të regjisorit iranian Asghar Farhadi, fitues të Oskarit, drejtuar nga Juho Kuosmanen.

Leos Carax fitoi Regjinë më të mirë për muzikorin Annette, në të cilin luajnë Adam Driver dhe Marion Cotillard.

Aktorja norvegjeze Renate Reinsve mori çmimin si Aktorja më e mirë për aktrimin e saj në filmim “The Worst Person In The World”, ndwrsa aktori Caleb Landry Jones mori çmimin kryesor aktorin më të mirë mashkull për rolin e tij në “Nitram”.

Edhe gjatë këtij edicioni juria ishte profesioniste, ndërsa në krye të saj ka qëndruar regjisori i famshëm amerikan, Spike Lee.

Pjesa tjetër e jurisë përfshinte po ashtu emra nga më të suksesshmit të tillë si; Mati Diop, Mylene Farmer, Maggie Gyllenhaal, Jessica Hausner, Mélanie Laurent, Kleber Mendonça Filho, Tahar Rahim dhe aktori Song Kang-ho.

Pjesë e edicionit të sivjetmë të “Cannes” ishin edhe dy filma nga Kosova, njëri nga ta i nominuar për çmimin kryesor të festivalit, bëhet fjalë për filmin “Pa vend” të regjisorit Samir Karahoda si dhe filmi “Luaneshat e Kodrës” me regji të Luana Bajramit, i cili u dha si premierë.

Lexo edhe :  Shkencëtarët gjejnë një hormon që mund të jetë shkaktar i autizmit

Vitin e kaluar, festivali prestigjioz i filmit në “Cannes” nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë me Coronavirus, ndërsa i fundit që e kishte fituar “Palmën e Artë” të vitit 2019, ishte filmi “Parasite” i Bong Joon Hon.

Siç është traditë, fituesit e mëdhenj të festivalit do të shfaqin filmat e tyre edhe një herë për ata që janë ende në Francë të dielën.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV