Moti sot/ Vranësira dhe reshje shiu, Shqipëria goditet nga “liqeni i ftohtë”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një pjesë e territorit të Shqipërisë gjatë natës është goditur nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe u drejtua për në Ballkan. Mbi territorin tonë nata u karakterizua nga një mot me reshje shiu, por pa shkaktuar probleme.

Megjithatë sipas “MeteoAlb” Republika e Shqipërisë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites.

Por mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë. Nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurtra e të izoluara të breshrit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita. Era do fryjë mestare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 3 ballë.


Të fundit

Moti sot/ Vranësira dhe reshje shiu, Shqipëria goditet nga “liqeni i ftohtë”

Një pjesë e territorit të Shqipërisë gjatë natës është goditur nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili...

Horoskopi sot, 18 korrik 2021

Dashi Shikoni peshën tuaj dhe mos hani më shumë se ç’duhet. Financat mund të përmirësohen gjatë ditës. Një detyrë e re që do të ndërmerret...

Bonucci e Chiellini tallen keq me anglezët: A doni makarona?!

Suksesi i Italisë në Euro 2020 vazhdon të bëjë jehonë dhe dy nga protagonistët kryesorë të të kaltërve. Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini “thumbojnë”...

Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen 4 makina, vetëm dëme materiale

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën “transballkanike në Vlorë”. Një makinë Mercedes Benz E Class është përplasur me një Golf 5....

Bujar Lalmi, shqiptari që ndërton ‘Kullën e Sahatit’ të Tiranës në Amerikë (Foto)

Edhe pse larg, shqiptarët nuk e harrojnë vendlindjen e tyre dhe kanë gjithnjë nostalgji për të. Këtë gjë e ka shprehur më së miri...

Lajme të tjera

Web TV