A do jetë Erion Braçe kryetar Kuvendi? Zv.kryeministri tregon marrëdhënien me Ramën: E sigurt është që…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Largimi i Gramoz Ruçit nga politika do lërë bosh edhe postin e kryetarit të parlamentit. Por a do jetë kryetar Kuvendi në sesionin e ri parlamentar në shtator, zv.kryeministri Erion Braçe?

Në një intervistë për news 24, Braçe nuk dhe një përgjigje të qartë nëse do ta drejtojë ose jo këtë institucion, por tha prerë se nuk ka kërkuar kurrë për karrige.

Braçe deklaroi se është e sigurt që në shtator do të ketë vendin e tij në Parlament, pasi është votuar nga qytetarët, ndërsa shtoi se në gjithë jetën e tij politike ka kërkuar vetëm punë.

“E sigurt është që unë në shtator kam një kontratë pune me këtë zonë dhe kam një vend në Parlamentin e Shqipërisë, çështja e qeverisë është gjë tjetër, është zgjedhje e mandatarit Edi Rama. Pra, e them që është e sigurt që kam vendin tim në Parlament nga vota e qytetarëve. E sigurt është gjithashtu që unë kurrë nuk kam kërkuar karrige, kam kërkuar punë. Nëse dikush ka nevojë për punën time, unë këtu jam. Gjithë jetën time kam kërkuar punë, jo karrige. Nëse flet për karrige, nuk kam përgjigje, nuk më intereson fare karrigia. Parlamenti në shtator do të jetë një histori tjetër, e re, jo krejt e re, sepse për fat të keq do të ketë fytyra tmerrësisht të vjetra, të konsumuara, të damkosura dhe që nuk duhet të jenë fare aty, siç të tjerë kanë bërë një zgjedhje dhe janë larguar. Mendoj se parlamenti në shtator e ka gjithë mundësinë, se përtej infeksionit që do jetë aty brenda, të riformatohet, të jetë një institucion që ju përket qytetarëve dhe jo 140 deputetëve që janë aty brenda. E ka gjithë mundësinë që ky parlament të jetë etik, konstruktiv”, tha Braçe.

Lexo edhe :  Rama në Athinë/ Si e morëm mandatin e tretë? Kemi luftuar që të mbetemi në sytë e njerëzve partia e ndryshimit

Zv.kryeministri ka komentuar marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, ndërsa zbuloi edhe përse firma e tij është në çdo vendim të marrë nga Këshilli i Ministrave.

“Marrëdhëniet e mia me Ramën janë korrekte. Mosdakordsi ka gjithë ditën. Firma në VKM? Ku është problemi këtu? Nuk e kuptoj? Ku është problemi, apo është e vështirë shumë që të firmosësh. Ka qenë Rama në mbledhje. Ça problemi keni ju? Vendimet e Këshillit të Ministrave kur mbledhjen e drejtoj unë, i firmos unë. Ku është problemi këtu? Është detyrim me ligj. Në shtator kam të sigurtë një kontratë pune me  këtë zonë dhe një vend në Kuvend. Pastaj është vendimi i Edi Ramën. Unë gjithmonë kanë kërkuar punë dhe karrige,”-tha ai.


Të fundit

A do jetë Erion Braçe kryetar Kuvendi? Zv.kryeministri tregon marrëdhënien me Ramën: E sigurt është që…

Largimi i Gramoz Ruçit nga politika do lërë bosh edhe postin e kryetarit të parlamentit. Por a do jetë...

Si dy pika uji/ Fjoralba Ponari zbulon sozinë e saj dhe të të dashurit: Na ndihmoni t’i gjejmë kush janë!

Kohët e fundit Fjoralba Ponari është treguar tepër e hapur për lidhjen e saj me Françeskon. Nëse dikur e mbante larg vëmendjes së publikut,...

Mediat italiane: Kina gati të pranojë se koronavirusi doli aksidentalisht nga laboratori i Wuhanit

Media italiane Tgcom shkruan se shumë shpejt pritet të arrihet një akord mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me origjinën...

Lajmi i fundit/ Rama: Mbërrijnë në Rinas 32,760 vaksina Pfizer, vijojmë pa u ndalur vaksinimin e hapur +18

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 32760 doza të vaksinës Pfizer. "Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin...

Tragjike/ Humb jetën e reja shqiptare nga përmbytjet në Gjermani (Emri)

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet e frikshme në Gjermani dhe vende të tjera të Europës perëndimore. Mes viktimave të shumta dhe pas çiftit nga...

Lajme të tjera

Web TV