A do të ketë lehtësim të masave anti-Covid? Mblidhet Komiteti i Ekspertëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur për të komunikuar situatën në vend si pasojë e pandemisë nga Covid-19.

Komiteti pritet të njoftojë masat e marra duke parë numrin e infektimeve që shënohen në vend.

“Mbetemi në incidencë 5 për 100 mijë banor. Bashkitë e prekura nga 10 në 9, të shtruar në spital janë 5 pacientë dhe nuk ka asnjë në reanimacion. Numri i vdekjeve ka qenë 0 për ditë me radhë, Raporti i fataliteteve mbetet konstant 1.9%.

Ka një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Pjesë e rëndësishme është edhe aplikimi i vaksinave. Duke qenë se jemi në javën e vaksinimit masiv, apeloj qytetarët për të aplikuar të kryejnë vaksinën në qendrat e përcaktuara. Të mos harrojmë se situata në vende të Evropës ka pësuar ndryshime me rritje të numrit të infektimeve. Në Shqipëri nuk kemi referenca nga laboratori i referencës, pavarësisht rasteve të pazakonta.

Është e rëndësishme që përtej vaksinimit të shohim me përparësi e të respektojmë masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore.” u shpreh drejtoresha e ISHP-së Albana Fico.

Të fundit

Qendër e re administrimi në Vaqarr/ Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative. Kryeministri Edi Rama thotë se qendra do të operojë si...

Elon Musk zbulon se cili aktor duhet ta luajë atë në filmin biografik

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm...

Pse shkalloi Ilir Meta?

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Studimet konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Të apasionuarit pas kujdesit të lëkurës...

Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti bën për spital mjekun në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë...

Lajme të tjera

Web TV