Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e prokurorisë dhe lë në burg Edmond Karriqin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqin dhe sekserin Isuf Gegën. Prokurori Karriqi kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, por i është refuzuar.

Prokurori i Kukësit akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Gjithçka nisi në nëntor të vitit 2019, kur në qytetin e Kukësit u arrestuan Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët u lanë të lirë nga prokurori Kariqi pas marrjes së ryshfetit. Të arrestuarit kishin futur ndërmjetës Isuf Gegën, mes të cilëve edhe Emirjan Beu, tek prokurori Karriqi për pushimin e çështjes.

Eraldo Braka dhe Ramadan Dedja janë lidhur dhe kanë komunikuar me Isuf Gegën, tek i cili janë interesuar nëse kishte komunikim me Karriqin për t’i ndihmuar në lidhje me dosjen. Gega, me detyrë sekretar në Prokurorinë e Kavajës, ka udhëtuar bashkë me Karriqin në drejtim të Kukësit, ndërsa janë dokumentuar disa takime të tjera mes tyre.

Gega, në përgjimet e SPAK, rezulton të jetë sekser, nga ku prokurori ka marrë edhe shumën e eurove. SPAK ka dokumentuar edhe lëvizjet e këtyre dy të fundit, të cilët janë parë duke tërhequr paratë, për t’i çuar në destinacion. Menjëherë më pas, Prokuroria e Posaçme ka vepruar me arrestimet.


Të fundit

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e prokurorisë dhe lë në burg Edmond Karriqin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqin dhe sekserin Isuf Gegën. Prokurori...

Atletët shqiptarë kërkojnë suksesin në Olimpiadë, ja disiplinat ku do garojnë

Tokyo 2020 do të jetë edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike Verore dhe pjesëmarrja e 9-të për Shqipërinë në një event të tillë. Për...

Katastrofa e përmbytjeve/ Numërohen mbi 190 viktima në Europën Perëndimore

Janë konfirmuar mbi 190 viktima në Europën Perëndimore, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar. 163 viktima janë regjistruar në Gjermani dhe...

Komiteti i Ekspertëve konfirmon njoftimin e kryeministrit, zyrtarizon shtyrjen e orarit të kufizimit të muzikës

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, shtyhet kufizimi i orarit të muzikës në lokale dhe restorante nga ora 22:00 deri në orën 23:00. Ky...

A do të ketë lehtësim të masave anti-Covid? Mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur për të komunikuar situatën në vend si pasojë e pandemisë nga Covid-19. Komiteti pritet të njoftojë masat e marra duke...

Lajme të tjera

Web TV