“Hajdeni shpejt, më shpëtoni…”/ Si u lut presidenti për ndihmë në telefon për 10 minuta, para se të vritej

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti i Haitit Jovenel Moïse iu lut i dëshpëruar për ndihmë për 10 minuta një komisari dhe një oficeri policie që të mobilizonin forcat ligjzbatuese dhe t’i shpëtonin jetën, përpara se të vritej në shtëpinë e tij. Presidenti 53-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri orët e para të 7 Korrikut. Persona të armatosur bastisën shtëpinë e tij në kodrat mbi Port-au-Prince të Haitit, duke e lënë të vdekur.

Gati 2 javë nga vdekja e tij, hetuesit po përpiqen të përcaktojnë sesi një grup mercenarësh kolumbianë, përgjegjës për vrasjen e presidentit, ishin në gjendje të kalonin tre patrulla policie dhe agjentët e sigurisë, për të arritur deri tek shtëpia e Moïse, që është një rezidencë e rrethuar.

Sa më shumë koha kalon, aq më shumë pyetje të tjera po ngrihen, si për shembull, përse autoriteteve iu desh aq shumë kohë për të reaguar, kur presidenti kishte kërkuar ndihmë me anë të disa telefonatave përpara se të vdiste.

Tre persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, të cilët kishin marrë telefonata nga shtëpia e Moïse përpara se të vritej, për Miami Herald treguan se ai iu ishte lutur policisë që të mobilizonte njerëz.

Telefonata e parë e tij u bë në orën 01:34. “Po qëllojnë pranë shtëpisë, mobilizoni njerëzit”, i tha presidenti një komisari policie. Kur askush nuk shkoi, ai mori një oficer të Policisë Kombëtare duke e pyetur se ku ishin: “Ku jeni? Kam nevojë për ndihmën tuaj tani. Më rrezikohet jeta. Hajdeni shpejt, hajdeni të më shpëtoni jetën”, i tha Moïse oficerit të policisë.

Ky i fundit tha se kishte dëgjuar të shtëna arme përpara se të mbyllte telefonatat. Ai nisi menjëherë drejt shtëpisë së presidentit 3 makina. Edhe komisari i policisë i cili mori telefonatën e parë nga Moïse tha se ai kishte bërë 4 telefonata përgjatë një harku kohor prej 14 minutash, ndërkohë që ishte nisur drejt shtëpisë së presidentit.

Komisari tregoi se menjëherë sapo kishte mbyllur telefonatën me presidentin kishte marrë Dimitri Herard, kreun e ekipit të sigurisë së presidentit. Herard i tha se po niste ndihmë. Komisari tha se kishte telefonuar edhe supervizorin e skuadrës së sigurisë, 4 minuta pas telefonatës së parë të Moïse, por nuk iu ishte përgjigjur njeri.

Burimet për Miami Herald thanë se Moïse ishte ende gjallë në orën 01:45, duke iu referuar tabulateve telefonike. Kur oficeri që u telefonua nga Moïse arriti me grupin e tij, ai tha se e gjeti Herard në mes të rrugës me disa oficerë të pallatit.

Lexo edhe :  Itali/ U shpëtoi autoriteteve në Portin e Durrësit, kapet në Brindisi 1 kg kokainë që erdhi nga Shqipëria

Herard ishte përgjegjës për barrikadën e parë mbrojtëse që të çonte drejt shtëpisë së presidentit. Pasi u takuan me Herard dhe grupin e tij, oficerët e policisë u nisën drejt shtëpisë së presidentit, por rrugës u ndaluan nga një makinë brenda së cilës ndodheshin disa persona të armatosur, si dhe oficerë të policisë haitiane.

Oficeri tha se kishte parë një grup personash të armatosur deri në dhëmbë, të cilët janë identifikuar tashmë si kolumbianë, të veshur me bluza të bardha të cilët bërtitën: Operacion i DEA-s, zmbrapsuni!

Sipas oficerit të policisë, grupi avancoi në drejtim të tyre dhe Herard i tha oficerëve që të zmbrapseshin. Vetëm pasi kolumbianët u larguan, një oficer policie ishte në gjendje që të futej në shtëpinë e presidentit, ku e gjeti të vrarë në dhomën e gjumit.

Ndërsa bashkëshortja e tij u gjet e plagosur në korridor. Dy fëmijët e çiftit nuk kishin marrë dëmtime dhe po ndihmonin të ëmën kur mbërriti policia.

Dëshmitë e atyre që folën me Moïse kanë ngritur pikëpyetje për çfarë bëri Herard dhe kë kontaktoi natën e vrasjes. Po ashtu ngriti pikëpyetje edhe për atë çfarë ndodhi me ekipin e sigurisë së Presidentit.

24 oficerë ishin caktuar për të qenë pjesë e grupit të sigurisë së Moïse, por deri më tani policia ka refuzuar të thotë sa persona kanë qenë në punë natën e vrasjes. Asnjë prej tyre nuk u lëndua gjatë kësaj ngjarjeje.

Hetimi ku janë përshirë agjentë nga disa shtete, që përfshin edhe FBI-në, ka çuar deri më tani në arrestimin e 18 kolumbianëve dhe dy amerikano-haitianëve, që besohet se kanë marrë pjesë në ngjarje. 3 mercenarë kolumbianë u vranë, ndërsa 5 tjerë janë në arrati.

Në mesin e 5 zyrtarëve të Policisë Kombëtare, të ndaluar për vrasjen e presidentit është edhe Herard, kreu i sigurisë së Moïse. Bashkë me të, 20 pjesëtarë të tjerë të ekipit të sigurisë së presidentit janë nën hetim.

Deri më tani nuk është e qartë se kush e porositi vrasjen dhe përse.


Të fundit

“Hajdeni shpejt, më shpëtoni…”/ Si u lut presidenti për ndihmë në telefon për 10 minuta, para se të vritej

Presidenti i Haitit Jovenel Moïse iu lut i dëshpëruar për ndihmë për 10 minuta një komisari dhe një oficeri...

I riu i papunë hiqej si femër në Facebook, “Klareta” i zhvat 9 milionë lekë emigrantit në Itali

Me emrin ” Klareta Shaba ” dhe me foton e kësaj vajze në facebok, 29 vjeçari Eri Mulleti akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar...

Itali/ U shpëtoi autoriteteve në Portin e Durrësit, kapet në Brindisi 1 kg kokainë që erdhi nga Shqipëria

Edhe pse nuk u pikas nga autoritetet e Portit të Durrësit, 1 kg kokainë e pastër e cila në treg do të shkonte deri...

Lajçak e konfirmon: Takimi Kurti-Vuçiç i tensionuar, tjetri në shtator

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se atmosfera në takimin e së hënës midis kryeministrit të Kosovës, Albin...

E vrau i dashuri, i jepet lamtumira 26-vjeçares, nëna: Sikur t’i thoja të dua për herë të fundit

Varrimi i 26-vjeçares Garyfallia në Greqi u mbajt në një klimë dhimbjeje të thellë në Kishën e Agios Georgios, në vendin e saj të...

Lajme të tjera

Web TV