Hetimet do të prekin dhe nivele të larta me zyrtarë të vjetër e të rinj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” takimesh me drejtues të institucioneve të ndryshme qeveritare duke i akuzuar se të pakten dy vitet e fundit kanë pasur probleme me tenderat dhe dyshime për afera korruptive. Përse kjo nismë e Ramës dhe a mban përgjegjësi kryeministri për problemet me korrupsionin në nivelet e larta, pasi titullarët e ministrive dhe institucioneve të tjera të larta janë zgjedhur prej tij?

Kjo nuk është nismë por përballje me stuatën. Dhe së dyti nuk është kryeministri që akuzon por janë organet e drejtësisë që e kanë këtë funksion. Ajo çfarë po transmeton kryeministri në takimet e tij, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë që partia bëhet bllok për të mbrojtur zyrtarët e vet nga akuzat, është se tashmë i hapet krahu drejtësisë të bëjë punën e saj ndaj çdo abuzuesi dhe rasti të korrupsionit. Në këtë aspekt kemi një risi që duhet përshëndetur dhe mbështetur. Kjo dëshmon për një vullnet politik që mbështet luftën ndaj korrupsionit dhe këtë duhet ta presim nga të gjitha palët, pra edhe nga opozita. Deri më parë kish ndodhur futja në llogore e të dy kaheve, dhe çdo akuzë për drejtues e zyrtarë të secilës palë shihej si sulm politik dhe rasti mbrohej politikisht. Hapja e rrugës për të dënuar të korruptuarin nga drejtësisa, shihej si një lëshim për kundërshtarin. Tashmë duket se jemi në një klimë të re, ku duket se ka një vullnet politik për ti hapur rrugë organeve të reja të drejtësisë për të ushtruar kompetencat e saj në bazë të ligjit. Pra hetimet dhe gjykimet nuk po pengohen nga politika, por madje po stimulohen për të bërë punën e tyre. Në fund të fundit, për këtë arsye u bë reforma në drejtësi. Gjithësesi vullnet politik për të bërë drejtësi dhe për të pastruar administratë, të re dhe të vjetër, nga abuzuesit, po dëshmohet nga maxhoranca. Që në kongresin e PS, Rama u shpreh se gjithkush që ka abuzuar do të përballet vetë me drejtësinë dhe nuk do të ketë mbrojtje politike. Ndërkohë nga ana e opozitës ka ende paragjykim dhe qëndrime ambigue për organet e reja të drejtësisë dhe hapjen e dosjeve të reja e të vjetra të korrupsionit. Madje çfarë është më e keqja është se opozita ende kërkon ta përdorë politikisht, me formula të tipit, “po dëshmohet korrupsioni i Ramës në 8 vite”. Kjo mendësi e vjetër veç do të prishte punë e nuk do ti shërbenete goditjes së korrupsionit. Ndaj dhe rruga më e ndershme do të ish që opozita të tregojë vullnet politik për ta luftuar vërtet, edhe nga rradhët e saj korrupsionin që është një fenomen ku kanë kontribuara të gjitha palët, e jo të bëjë pusi për përfitime politike. Kjo nuk i shërben as qytetarëve, që është elektorat i të dyja palëve, as vendit, dhe as të ardhmes.

A po “shkëputet” Rama nga individë që janë përfolur për afera, apo po i paraprin çdo skandali që mund të zbulohet nga SPAK në vijim?

Nëse deklaron publikisht se gjithkush do të varet nga këmbët e veta nëse ka abuzuar, normalisht atëhere je distancuar që më parë nga ata që do të bien në rrjetën e organeve të drejtësisë. E rëndësishme është që gjithshka të bëhet mbi prova të qarta dhe gjykimi të jetë i drejtë dhe i paanshëm. Mendoj se kjo vjen dhe nga fakti tjetër që SPAK apo dhe organe të tjera, tashmë mund të operojnë me një mbrojtje të veçantë ligjore dhe me pak mundësi të ndikohen nga politika. Akti i fundit i politikës është ligji që ua garanton kompetencat për të ushtruar punën e tyre dhe të vendosin drejtësi. Ndaj në rastin konkret ndarja do jetë nga vetë individët nëse kanë abuzuar, dhe ky mund të jetë një shembull edhe frike për administratën që të mos shkojë përtej ligjit.

Lexo edhe :  EULEX - mision për sundimin e ligjit apo mision politik?

Deri më tani SPAK ka goditur në nivel kryebashkiakësh dhe zevendesministri, a mund të kalohet në rang ministrash, ish-ministrash dhe akoma në nivele edhe më të larta?

Në rrethet mediatike dhe në korridoret e politikës flitet se hetimet do të prekin dhe nivele të larta të administratës shtetërore, me zyrtarë të vjetër e të rinj dhe për të cilët ka indicie se kanë abuzuar me detyrën apo kanë favorizuar të tretë në shpërdorim të pasurisë publike. Besoj se jemi ende në fillim të një makro procesi që do të përfshijë emra dikur të fuqishëm, apo funksionarë që tashmë duket se po u fshihen ndërkohë kamerave. Në këtë aspetk vihet re një lloj frike dhe kjo trysni që po ushtron drejtësia po ndikon për mirë. Së pari sepse lufothet ky fenomen që është bërë pengesë për ekonominë dhe demokracinë në vend, por edhe se po krijohet besim tek organet e reja të drejtësisë. Të gjithë këtë process duhet të përshendësim dhe madje partitë politike duhet ta ndjejnë trysninë e opinionit publik për të mbështetur këtë klimë antikorrupsioni dhe jo të bëhen pengesë.

Në shtator pritet krijimi i qeverisë së re. Për shkak imazhi Rama do qeverisë me ministra të rinj, apo mund të vijojë me një pjesë të kabinetit të dy mandateve të mëparshme?

Përderia vetë grupi parlamentar i PS ka pësuar ndryshime të dukshme dhe kemi një konfiguracion me figura të reja që patën votëbesimin e partisë për të qenë deputetë të saj, mendoj se dhe qeveria e re do të jetë e përbërë kryesisht nga figura të reja. Ashtu siç mund të ketë ndonjë ministër actual, por duket se mandati i tretë I PS do shkojë më tepër drejt profesionalizmit dhe teknicienëve sesa tek përfaqësuesit politkë. Këtë ka dhënë të kuptojë dhe Rama në deklarata të ndryshme pa përmendur emra apo metodikë përzgjedhjeje, por që gjithësesi duket se do i hapë krahin dhe mundësi të reja një brezi të ri në PS. Nuk mund të themi ende nëse kjo është formulë suksesi, pasi punët shuhen në terren. Gjithësesi një ndërhturje brezash mund të japë më garanci në përgjithësis. Por e gjitha kjo mbetet në të drejtën e kryeministrit që ka marrë mandatin e qeverisjes.


Të fundit

Hetimet do të prekin dhe nivele të larta me zyrtarë të vjetër e të rinj

Nga Plator Nesturi Kryeministri Edi Rama ka nisur një "tur" takimesh me drejtues të institucioneve të ndryshme qeveritare duke i...

Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por...

Arrestimet e SPAK, si pika uji në oqean, Rama shoë hipokrit para SHBA

Nga Leonard Karaj Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me drejtues të institucioneve të ndryshme qeveritare duke i akuzuar se të paktën në...

Rama do qeverisë me të vetmin aleat në këtë manadat, drejtësinë

Nga Lorenc Vangjeli Kryeministri Edi Rama ka nisur një "tur" takimesh me drejtues të institucioneve të ndryshme qeveritare duke i akuzuar se të pakten dy...

Rama në “aleancë” me drejtësinë për balancat e pushtetit

Nga Fernada Cenko Kryeministri Edi Rama po paraprin një shtator “të ftohtë drejtësie” sa i takon zyrtarëve të tij të zgjedhur të cilët mund të...

Lajme të tjera

Web TV