Këtë verë mbërrijmë në kryqëzimin e fundit: Berisha dhe Meta shkojnë andej nga janë nisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” takimesh me drejtues të institucioneve të ndryshme qeveritare duke i akuzuar se të pakten dy vitet e fundit kanë pasur probleme me tenderat dhe dyshime për afera korruptive. Përse kjo nismë e Ramës dhe a mban përgjegjësi kryeministri për problemet me korrupsionin në nivelet e larta, pasi titullarët e ministrive dhe institucioneve të tjera të larta janë zgjedhur prej tij?

Të gjithë jemi vënë në rrugën, me sa duket të gjatë, në gjueti të korrupsionit. A do të udhëtojmë me këtë ‘mortje’ që deri më sot na ka ngrënë energji, talent, dashuri për vendin dhe shpresën për të ardhmen? Në njëfarë mase kjo pyetje varet edhe nga ‘turi’ i kryeministrit Rama kundër korrupsionit. Në këtë ‘tur’ kryeministri ka ‘ dalë mendsh’; të paktën kështu mendojnë shumë njerëz. Këta janë në dy kategori: Kategoria e parë e militantëve pasionantë ndaj qeverisë aktuale që thonë ‘pse Rama po u tregon kundërshtarëve se edhe në radhët tona ka korrupsion?”. Këta janë socialistët e lodhur me idetë e vjetra partiake që thonë ‘më mirë ta mbajmë të keqen brenda shtëpisë sonë, pa Shqipëria bën si bën’. Njëmijë vjet e mbajti Partia tjetër, Demokratikja, brenda për brenda vetes- edhe krimin, edhe vjedhjen, edhe shkatërrimin ndaj vendit, e tani janë për bukuri: Ish ministrat i kanë fshehur paratë nëpër dyshekë, ish kryeministri i ka fshehur nëpër humnera, pallate, off- shore, kushërinj. Të dytët që po gëzohen pse kryeministri ‘ ka dalë mendsh’ janë pikërisht ata të pushtetit të vjetër. Sapo Rama deklaroi se rreth 70 për qind e tenderëve janë ‘me parregullsi’, dëgjova Tritan Shehun dhe Alibeajn e PD që deklaruan: ‘Eeeej, ia pamë kryeministrit, ia pamë për zotin, e tregoi vetë se është qeveri e korruptuar!’. E bënë si me historinë e deles. Kurrë nuk ka ndodhur që qeveritë të pranojnë se ka korrupsion. Madje qeveria ka vrarë njerëz për të mbuluar korrupsionin. Qeveria Berisha vrau 4 protestues në vitin 2011, kanë vrarë 26 në Gërdec, kanë vrarë rreth 3000 për vjedhjen që kryen me firmat piramidale. A duhej të kishte vrarë edhe Rama? Si thoni, kjo do të ishte më mirë? Do të ishte më mirë sepse në bunkerin e korrupsionit të fshehur do të ishte strehuar edhe korrupsioni i ëprmasave botërore Berisha- Meta. Ja kjo, nuk do të ishte pak. Po ku do të shkojmë në këtë tur? Besoj se do të arrijmë në ‘Itakë’. Kemi dy aleatë: Amerika dhe Drejtësia e Re. Në qoftëse nuk i vrasin këta dy faktorë, vendi do t’ ia dalë në luftën kundër vjedhjes së madhe… Ironike!

A po “shkëputet” Rama nga individë që janë përfolur për afera, apo po i paraprin çdo skandali që mund të zbulohet nga SPAK në vijim?

Nuk ka lezet që kryeministri të jetë i lidhur me njerëz ‘me afera’, nuk ka ligj që e lejon që të ketë kësoj lidhjeje; madje edhe sikur lezeti dhe ligji ta lejonin- nuk do të zgjidhej në krye të vendit si qeverisës. Ça e mendojnë këta popullin shqiptar, një idiot që zgjedh në krye për të tretën herë një kryeministër që është i lidhur me afera të dyshimta? A ka zyrtarë në shtet që janë të lidhur me afera? Po, a po i shikojmë? SPAK do të mbledhë e mbledhë nga këta tipa, pirgje të tërë me zyrtarë do të bëhen në dyert e Drejtësisë, njësoj si dengjet me leshterikë në një ditë me stuhi detare. Shoqëria jonë post- komuniste doli nga diktatura hoxhaiste dhe hyri në mizorinë e inkriminimit, sot fatkeqësisht helmi ka hyrë në palcë. Që të mund të mos dallohej mali me korrupsion në krye të shtetit, që nga ish- presidentë e ish kryeministra, piramida mafioze e shtetit lejoji dhe nxiti helmimin e shoqërisë me vjedhjet dhe krimet e llojit të vet. Tani a duhen mbledhur lehterikët? Pas pak do të bëhen pirgje leshterikë të rinj, kjo është.

Lexo edhe :  Leonardo DiCaprio është fejuar?

Deri më tani SPAK ka goditur në nivel kryebashkiakësh dhe zevendesministri, a mund të kalohet në rang ministrash, ish-ministrash dhe akoma në nivele edhe më të larta?

SPAK është një strukturë e re e luftës kundër krimit shtetëror që i ka ngrënë jetën popullit. Kjo që ndodh tani këtu ka ndodhur edhe te kombe të tjerë të mirë: Në Gjermani pas rënies së Nazizimit me Gjyqin e Nurembergut; në Jugosllavi me Gjykatën Specoiale pas Milloshevicit; në Itani me Giovanni Falcone me gjyqin ‘Max Trial’, me Libinë pas Gadafit… Ka ardhur radha që të çlirohet kombi shqiptar, jo prej të huajve, por prej ‘ katalanjëve’ të vet. Ish presidenti dhe kryeministër, Berisha, kreu krim edhe kundër fëmijëve të vet, i zhyti në vjedhje për interes të pasurimit të tij. Ilir Meta, president ka ‘ikur nga trutë e kokës’ se nuk di ku të fshehë pasurinë. Shqipëria do të çlirohet. Projekti i Shteteve të Bashkuara është fatlum për jetën e vendit. Nëse këta tanët do ta rrëzojnë përdhe Amerikën, atëherë këta do t’ i kemi në krye aq sa të kemi jetë dhe do tu lajmë këmbët përnatë, këtyre dhe fëmijëve dhe maceve të tyre. Ndryshe pas pak do t’i shikojmë në dorë të Drejtësisë.

Në shtator pritet krijimi i qeverisë së re. Për shkak imazhi Rama do qeverisë me ministra të rinj, apo mund të vijojë me një pjesë të kabinetit të dy mandateve të mëparshme?

Në shtator nis mandati i tretë i një qeverie, i treti që ndodh për herë të parë në historinë tonë politike. Kjo ka peshën e vet në cilësinë e qeverisjes. Nëse flasim për kureshtjen mediatike ‘a do të ketë ministra të rinj?’, atëherë mund të them se gjatë katër vjetëve mund të ketë disa qeveri të reja. Presim një lumë të madh ndryshimesh dhe dinamike kombëtare, qeveria është ‘shpirti i kombit’, thotë edhe Konica. Edi Rama është kryeministri me vizion e me dashuri për kombin; besoj se është një shans i mirë kombëtar. Nuk do të guxoja kurrë të flisja kështu për kryeministrin, nëse nuk do të kisha fituar dashurinë për ta shëtitur çdo pëllëmbë të vendit: Shqipëria është bërë kaq e bukur! Kemi dalë nga shija e qeverive të ‘përsheshit’ dhe gazi i botës i tortës 500 metra katrorë. Janë prapë pas dere ata që presin me kova për tortën dhe ata qeveritarë që e shtyjnë kombin të hajë tortën e helmuar.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV