Moti i nxehtë, këshilla për të shmangur rreziqet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Me ardhjen e verës, nis dhe fushata e ndërgjegjësimit për rreziqet e motit të nxehtë, sidomos për sa i përket kategorive të njerëzve në nevojë, si të moshuarit dhe fëmijët.
Në këtë kuadër, për të moshuarit këshillohet që:
-Mjediset e brendshme të banesës të mbahen në një temperaturë konstante rreth 26 °C.
-Të moshuarit të mos dalin nga shtëpia nga ora 11-18.
-Gjatë gjithë kohës të konsumojnë lëngje jo shumë të ftohta.
-Të vishen me veshje me ngjyra të hapura prej lini ose pambuku.

Përveç të moshuarve, grupe të rrezikuara janë fëmijët, foshnjat, të sëmurët kronikë, personat të cilët duhet të jenë të shoqëruar me kujdestarë, dhe ata që kryejnë aktivitete fizike jashtë.
Në rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe është në pritje të ndihmës së kualifikuar është mirë që:
-Personi të vendoset në një vend të freskët.
-T’i ftohet trupi duke e mbështjellë me një çarçaf të lagur ose duke e spërkatur me ujë.
-T’i jepet të pijë lëngje.
-Të mos i jepet asnjë ilaç për uljen e temperaturës.

Rregulla të arta për të nxehtët:
-Mos dilni në orët e nxehta.
-Vishni rroba të lehta.
-Pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta.
Mjekët e familjes duhet të kenë parasysh se simptomat e të nxehtit të tepërt janë ngërçet, edema, skuqja e lëkurës, goditja nga i nxehti dhe dehidratimi. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga problemet e zemrës dhe insuficienca renale, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit.

Rekomandime për punonjësit e strukturave që kanë të shtruar të moshuar që kanë nevojë për ndihmë
-Shenjat paralajmëruese që duhet të mbahen parasysh janë:
-Zbehja
-Marramendja
-Të vjellët
-Pulsi i dobët
-Temperatura e ngritur
Si masë paraprake është mirë të errësohen dhomat dhe hapësirat e përbashkëta, të mbahet një temperaturë me ajër të kondicionuar jo më poshtë se 25 °C, të kontrollohet hidratimi, tensioni dhe temperatura e të shtruarve të moshuar.

Disa rregulla të cilat me siguri do të ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin e të rinjve:
-Mos u largoni nga shtëpia gjatë orëve të nxehta dhe mbroni dritaret nga dielli.
-Pini një deri në dy litra ujë në ditë, lëngje frutash etj.
-Konsumoni ushqime të lehta të ndara në porcione.
-Konsumoni fruta të bollshme dhe perime të freskëta.
-Freskoni dhomat me ventilatorë apo kondicionerë, me temperaturë jo poshtë 25° C.
-Ajrosni makinën që është për një kohë të gjatë në diell, duke hapur dyert dhe vënë kondicioner para se të lëvizni me të.
-Përdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli dhe mos i lini fëmijët vetëm në makina.
-Bëni banja dhe dushe, por jo nën temperaturat 25° C.
Ruani ilaçet nga burimet e nxehtësisë dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit.
-Ruani në frigorifer të gjitha ilaçet që kërkojnë temperatura jo më të larta se 25-30° C, dhe të gjitha shishet e shurupeve apo ilaçet me pika, të cilat sapo janë hapur.
Fëmijëve, ashtu si të rriturve, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin, sistemin imunitar, kockat dhe lëkurën. Ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm mund të ketë pasoja negative të tilla si djegie nga dielli, dhe në një afat kohor më të gjatë fillimin e tumoreve, përfshirë melanomat.

Çfarë duhet të dimë që dielli të mbetet një kënaqësi…
Në stinën e verës rriten temperaturat, rritet dëshira dhe mundësia për të përfituar nga të mirat e kësaj stine, por njëkohësisht rritet edhe rreziku për disa situata që ndikojnë në shëndetin tonë dhe të fëmijëve. Nëse përdoret me zgjuarsi, pra ashtu siç duhet dhe aq sa duhet, apo nëse ekspozimi në diell është i ekuilibruar, Dielli nuk është armik i shëndetit.

Lexo edhe :  Ja çfarë veprimesh duhet të bëni që të mbani ankthin nën kontroll

Të mirat e rrezeve të diellit
Të gjithë ne përfitojmë nga dielli dhe i dimë të mirat e tij. Dielli bën të ndihesh mirë, me humor, ndihmon në prodhimin e vitaminës D, etj. Ekspozimi në diell në masën e duhur është i domosdoshëm për shëndetin. Vitamina D, e cila prodhohet në lëkurë nëpërmjet ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë B (UVB), rregullon nivelin e kalciumit në gjak dhe është e nevojshme për shëndetin e kockave dhe muskujve. Gjithashtu, për shëndetin e fëmijës dhe për të parandaluar rakitin, janë të mjaftueshme sasi të vogla të rrezeve UV. Rrezet ultravjollcë mund të përdoren edhe si mjekim. Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë këshillohet për disa sëmundjeve të lëkurës si dermatitis atopik, psoriaza, puçrrat e adoleshencës, etj.; kërkohet gjithnjë këshillimi me mjekun, sepse ai përcakton kohën e ekspozimit në diell etj.

Rreziqet nga temperaturat e larta të stinës
Temperaturat e larta në verë kanë ndikim negativ në organizmin e fëmijës. Fëmijët janë të ndjeshëm ndaj efekteve të këtyre temperaturave sepse metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qendra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e paktë, masa e trupit është e vogël, po ashtu edhe vëllimi i gjakut. Gjithashtu, ata mbështeten tek të tjerët për të rregulluar temperaturën e mjedisit të tyre apo dhe për të siguruar marrjen e lëngjeve të nevojshme. Çfarë shkakton vapa te fëmijët:
-Irritim të lëkurës nga nxehtësia, puçrrat e vapës. Puçrra të vogla të kuqe shfaqen në pjesët ku trupi është më i nxehtë, sidomos në qafë, fytyrë, bërryla dhe poshtë gjunjëve.
-Çrregullime diarreike. Diarreja karakterizohet nga të dala të ujshme e të shpeshta të fëmijës (6-7 herë në ditë te foshnjat). Diarreja është më e shpeshtë te fëmijët nga 6-muajsh deri në 2 vjeç.
-Të vjella. Diarreja mund të shoqërohet edhe me të vjella, e cila është shenjë e infeksioneve të shkaktuara nga viruset apo bakteret. Infeksionet nga viruset apo bakteret shfaqen më shumë në muajt e verës dhe shkaktohen nga temperaturat e larta apo nga ushqimet e infektuara.
-Herpes simplex është infeksion i lëkurës i shkaktuar nga virusi me të njëjtin emër, shfaqet në formën e plagës dhe kalon nga prindërit tek fëmija me anë të puthjes. Lëkura skuqet dhe shfaqen puçrra të vogla rreth buzës dhe poshtë hundës, të cilat bashkohen dhe formojnë plagë. Fëmija duhet çuar te mjeku, dhe nuk duhet lejuar të prekë fytyrën.
-Goditje nga dielli si pasoje e ekspozimit të fëmijës në rrezet shumë të forta të diellit. Fëmija djersin, humbet lëngjet dhe dehidrohet.

Kini kujdes!
Mos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj; përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; u lagni flokët shpesh, u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje, të certifikuar me markën CE; përdorni produkte për fëmijë me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50; u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri.


Të fundit

Moti i nxehtë, këshilla për të shmangur rreziqet

Me ardhjen e verës, nis dhe fushata e ndërgjegjësimit për rreziqet e motit të nxehtë, sidomos për sa i...

“Apollo 11”, suksesi i sondës kozmike që mbërriti në Hënë

Para 52 vjetësh, më 20 korrik 1969, gara për hapësirën mbërriti në Hënë Më 1969 Neil Armstrong si i pari njeri shkeli në Hënë. Këtij...

Amfiteatri i Tiranës do të ndizet nga ngjyrat e artit dhe traditës, Veliaj: Eja dhe ti

Amfiteatri i Tiranës do të ndizet nga ngjyrat e artit dhe traditës. Lajmin e mirë e ka dhënë mëngjesin e sotëm kryebashkiaku Erion Veliaj...

Malaparte, shkrimtari kontradiktor dhe origjinal

Kurt Erich Suckert, i njohur me pseudonimin letrar Curzio Malaparte u lind në 9 qershor 1898, Prato, Toskanë, Itali dhe u nda nga jeta...

“Një teatër absurd”/ Nishani: Kuvendi Kombëtar i PD u mblodh për të mbuluar hallin politik të kryetarit

Ish-Presidenti Bujar Nishani e konsideron mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike “një teatër absurd”, teksa nuk i kursen kritikat ndaj kreut të sa...

Lajme të tjera

Web TV