“Një person më kapi për të më futur në makinë”, Lei Kraja tregon si i shpëtoi rrëmbimit në SHBA

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Lei Kraja në një intervistë televizive për “Natën me Aulonën”, ka ndarë me shikuesit një ngjarje të vështirë që ka përjetuar gjatë jetesës në SHBA. Me detaje, bukuroshja ka treguar sesi i ka shpëtuar rrëmbimit.

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore, atje. Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, nuk mora as taksi, kot, as uber apo tren se e kisha shumë afër me shtëpinë.

Shkoj në një garazh sepse kaloja gjithmonë aty për më shkurt. As mami im nuk e di këtë, nuk ia kam treguar se s’doja të frikësohej.

U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar. Dhe tani i them motrës sime që të bëjë kujdes.

Vrapova nëpër shkallë, u futa, u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë atë kohë. Kur dola në rrugë kryesore, nuk e di ishte një shije shumë e keqe. Nuk udhëtoja dot më natën, se di isha shumë e frikësuar.

Tani kur eci natën mbaj me vete çelësin, e kam si refleks. Nëse ndodh gjë jam gati për të goditur. Nuk është i frikshëm Neë York, zona ku po ecja është e sigurt por më qëlloi ai episod. S’kisha kurrë frikë, ai moment më uli pak me këmbë në tokë. Ua kthej meshkujve nuk ua përtoj. Por këtu s’kam pasur ndonjë bezdi. Mos më ngacmoni se jam gati për të goditur”, u shpreh ajo, në “Natën me Aulonën”.


Të fundit

“Një person më kapi për të më futur në makinë”, Lei Kraja tregon si i shpëtoi rrëmbimit në SHBA

Lei Kraja në një intervistë televizive për “Natën me Aulonën”, ka ndarë me shikuesit një ngjarje të vështirë që...

“Kërceu”sipër kabinës së makinës në lëvizje/Arrestohet dhe gjobitet 34-vjeçari

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në rrugët e Tepelenës dy ditë më parë. Një 34-vjeçar ka publikuar një video në rrjete sociale...

Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi: Do të jetë gati për një vit  

Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi do të jetë gati sezonin e ardhëm turistik, pra 12 muaj nga sot. Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës...

Shpërthen bombola e gazit plagoset 70-vjeçarja, në Durrës

Një 70-vjeçare ka mbetur e plagosur në fshatin Kullë të Durrësit, pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë. Policia njofton se ngjarja ka...

Merr fund “arratia” për Fjolla Morinën, policia e arreston në Prishtinë

Ka përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina. Mësohet se ajo është arrestuar nga Policia...

Lajme të tjera

Web TV