Adoleshentët drejtonin makinën pa leje dhe me kallashnikov, policia iu vendos pranga

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë Durrës pasi janë kapur me kallashnikov, pushkë dhe municion luftarak në makinë  të cilën e drejtonin pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave nga Drejtoria e Përgjithshme së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy persona qarkullonin me armë zjarri në qytetin e Durrësit, shërbimet e Policisë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” e cila dispononte targa të një automjeti tjetër, me drejtues shtetasin M. A., (i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi) dhe pasagjer shtetasin E. N.

Gjatë kontrollit të kryer në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 10 fishekë, 1 pushkë si dhe automjetin me të cilin këta shtetas po lëviznin.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Armëmbajtja  pa leje” shtetasin M. A., 17 vjeç dhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” shtetasin E. N., 17 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Të fundit

Adoleshentët drejtonin makinën pa leje dhe me kallashnikov, policia iu vendos pranga

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë Durrës pasi janë kapur me kallashnikov, pushkë dhe municion luftarak...

Ish-këshilltari akuza të rënda ndaj Johnson: Nuk vendoste masa sepse thoshte se po vdesin vetëm pleqtë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka nguruar të shtrëngojë masat kufizuese kundër COVID-19, pasi personat të cilët po humbisnin jetën si pasojë e virusit ishin...

Roberto Mancini flet me lot në sy për Kupën Europiane : Italia do të mbetet në histori

Pas më shumë se një javë nga triumfi në Wembley, Roberto Mancini rikthehet të flasë për emocionet e forta që i dhurojë titulli i...

Aleksandri i Madh, madhështia e gjeneralit që adhuronte Iliadën

Aleksandri i III i Maqedonisë i njohur si Leka i Madh, qe mbret i Maqedonisë.Leka i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm...

Adolf Hitler, si i shpëtoi atentatit të kolonelit Stauffenberg

20 korrik 1944 Atentate të dështuara ndaj Hitlerit ka patur edhe përpara, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i...

Lajme të tjera

Web TV