Arshi Pipa, në labirindin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

…Për të thuhet se ishte një disident i shquar. Dhe pa dyshim kjo ka shumë vlerë. Por jo më shumë sesa krijimtaria e tij dhe punimet shkencore që ka lënë në trashëgiminë e letrave shqip. Ditët e fundit të jetës i kaloi në Amerikën e largët, por hiri i trupit të tij u derdh në detin Adriatik. Ishte një amanet që e kishte lënë sa ishte gjallë. Dhe po sa qe gjallë, një tjetër amanet të tij e çoi po vetë deti në fund; gjithë arsenalin e bibliotekës së tij personale ia dhuroi qytetit të Shkodrës. Dhe ajo bibliotekë njihet si një pasuri me vlera të veçanta, jo vetëm për qytetin e tij të lindjes.
Në korrik 2020, pikërisht në 100-vjetorin e lindjes Arshi Pipës “Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991” bëri publike se dosja e tij të deklasifiuar nga lista “top secret” e arkivit. Zyrtarisht dosja nr. 273/A, 165/2A e Arshi Pipës është deklasifikuar me 07.05.2020, ndërsa “Autoriteti për Informim…” bën të ditur se të interesuarit mund të njihen me përmbajtjen e saj, në përputhje me ligjin 45/2015.
Po çfarë thuhet përmbedhtasi në materialet e publikuara tashmë. Thuhet se Arshi Pipa, si rrugë shpëtimi për Shqipërisë shikonte atë të hapjes së saj drejt Perëndimit dhe se kritikonte ashpër politikën e vetizolimit të saj prej krerëve komunistë. Pra, Arshi Pipa ka kërkuar në vitet ’60-’70 atë që ne shqiptarët e tjerë, brenda klonit, nisëm ta kërkonin në fund të vitit 1990 e në vazhdim: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Dosja “Pipa”
Por cilat janë elementet përmbledhëse të kësaj dosjeje? “Autoriteti…” shkruan se në 28 korrik, 100 vjet më parë lindi në Shkodër Arshi Pipa, intelektual i mirënjohur, arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog me kontribute në jetën akademike të vendit dhe jashtë tij. Themelues të organit “Bota e re” të Lidhjes së Shkrimtarëve, Arshi Pipa me Mitrush Kutelin, të dy jokomunistë, më pas u dënuan me burg dhe u rigjetën në punën e rëndë për tharjen e kënetës së Maliqit. I arrestuar në korrik të 1947-s, Pipa e vuajti dënimin në kampet e punës së detyruar në vend, mes të cilëve, këneta e Maliqit, me shumë të dënuar të tjerë politikë. Nga Vloçishti e Maliqi, ai arriti të merrte poezitë e ferrit në SHBA, ku u vendos pas arratisjes në 1957, siç i kishte shkruar, në letra cigaresh, për t’i botuar më pas si “Libri i burgut”. Sot, e gjithë biblioteka dhe krijimtaria e tij i është dhuruar Muzeut Historik Shkodër. Arshi Pipa u mbajt në vëzhgim nga Sigurimi i Shtetit për 44 vjet. Drejtoria e Zbulimit Politik e çeli dosjen për ndjekjen e tij në 29.4.1960 dhe e mbylli në vitin 1992. Në dosje bëhet e qartë që Sigurimi mbajti në vëzhgim, veç tij, edhe 35 veta të rrethit familjar që jetonin në Shqipëri pas arratisjes së tij, po kështu, rrethin miqësor dhe kolegët në SHBA. Sigurimi i Shtetit e cilësonte “agjent të amerikanëve”, por vlerësonte se “është i mprehtë, i zgjuar, mjaft dinak dhe armik i betuar i joni”.

Raportet “Sekrete”
Në dosjen e Arshi Pipës gjen gjithfarë informacionesh ku shkruhet historia e tij familjare, si e një familjeje kundër regjimit komunist dhe veprimtaria e tij agjenturore në shërbim të amerikanëve.
Në një faqe të dosjes me siglën “Sekret” dhe titull “Analizë mbi bazushmërinë e përpunimit 2/A Arshi Pipa mes të tjerash thuhet: “Në përpunim është marrë me vendimin e datës 16.03.1979, me motivacion se: nga të dhënat rezulton se ka qenë agjent i amerikanëve dhe arratisja e tij në vitin 1957 është bërë me ndihmën e tyre. Në një sërë shkrimesh të tij në SHBA vjell vrer kundër pushtetit popullor. Flet shpesh në radjon “Zëri i Amerikës” dhe bën pjesë në grupin e intelektualëve të Nju-Jorkut që inkurajohet nga CIA.”
“Gjatë regjimit të Zogut, ai vetë dhe familja e tij e kanë simpatizuar atë regjim”. “Ardhjen e okupatorit e kanë pritur mirë familjarisht…”. “Mbas çlirimit të Shqipërisë familjarisht nuk mbajnë qëndrim të mirë. Arshiu dhe familja e tij janë treguar të pakënaqur…” Kështu shkruhet mes të tjerash në “Biografia e t’aratisurit Arshi Mustafa Pipa” në raportet e hartuara nga oficerët e Sigurimit të Shtetit për Drejtorinë II dhe III, e që mbajnë gjithashtu siglën “Sekret”.
Një raport tjetër të 28 janarit 1992, kur Sigurimi i Shtetit ishte ende në fuqi, i drejtohet Drejtorit të Drejtorisë II Gavrosh Muzaka, të hartuar nga punëtori operativ Ilia Zhulati dhe kryetari i Degës III Vangjel Lili. Në këtë dokument me siglën “sekret” thuhet se: “Është marrë në 2/A në vitin 1973 si agjent i zbulimit amerikan. Ka shkruar dhe propaganduar ashpër si antikomunist. Si rrugë shpëtimi për Shqipërisë shikon atë të hapjes së saj drejt Perëndimit. Ka kritikuar ashpër politikën e vetizolimit të Shqipërisë” Dhe për më poshtë raporti vijon: “Është i moshuar e sa më sipër vendosëm: Të hiqet nga përpunimi dhe të arkivohen materialet në dosjen e tij”.

Lexo edhe :  A bëni pjesë në listë? Njihuni me shenjat e horoskopit që do të dashurohen këtë pranverë

Jetëshkrimi i shkurtër
Me origjinë ishte nga Libohova, por Arshi Pipa u lind në Shkodër. I ati, Mustafa Pipa, qe jurist i shkolluar në Stamboll. Vitet e para të arsimit i mori te Kolegji Saverian. Më tej në liceun shtetëror të Shkodrës. Studioi për filozofi në Universitetin e Firences. Disertacioni i tij, “Morali dhe feja te Bergson”, u paraqit më 1942 me të cilin mori gradën e doktorit në filozofi. Kthehet në atdhe ku u emërua mësues filozofie në Liceun Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1945, qe mësues i italishtes dhe i gjuhës shqipe në Kolegjin e Mësuesve, Tiranë. Në prill 1946, u arrestua, për shkak të kundërshtimit për të vepruar në përputhje me politikat e regjimit komunist. Dhjetë vite do t’i kalonte në burgjet e kampet e punës së detyruar. Në 1957-n u arratis për në Jugosllavi. Gjatë asaj periudhe përktheu në shqipe përzgjedhje nga poezia lirike latine. Në vitin 1958 emigroi në Shtetet e Bashkuara. Emërimi i tij i parë, në vitin 1960, ishte në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku ligjëroi për filozofinë. Ra në sy për njohjen e thellë të italishtes, dhe iu besua drejtimi i departamentit të gjuhës italiane në City University, të Georgia-s, në “Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë” dhe në të njëjtën kohë jepte mësim filozofi, në “Kolegjin e Arteve të Lira”. Ka qenë pedagog i gjuhës italiane në universitetin e Kolumbia-s, dhe profesor i asocciuar i gjuhës italiane, në universitetin e Delfit, Garden City, dhe, në të njëjtën kohë, gjatë verës, jepte filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira. Në vitet në vazhdim ligjëroi tema filozofike në kolegjin Adelphi Suffolk. Nga viti 1963-66 ishte profesor i asociuar në departamentin e gjuhës italiane, në universitetin e Kalifornias, Berkley. Atje u jepte mësim kurseve të letërsisë moderne italiane dhe drejtonte seminaret e kritikës letrare. Po ashtu jepte leksione dhe në gjuhën shqipe, letërsi dhe folklor. Në vitin 1966 drejtoi disertacionet për gradën e doktorit në filozofi. Nga viti 1966, ka qenë në Universitetin e Minnesota-s dhe Minneapolis-it, në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane. U ka dhënë mësim kurseve të ekstrakurrikulare të gjuhëve, të ndara në kurse të ulët dhe të larta, kurseve të qytetërimit dhe të kulturës dhe, në veçanti, kurseve të ekstra-kurrikulare për shkrimtarët e mëdhenj, Dante, Bokaçio, Manzoni, Leopardi, në zhanret e “Poezisë kalorësiake”, “Letërsisë Utopike”, dhe temat krahasuese: Marksizmi dhe Ekzistencializmi në tregim dhe dramë, përfshi seminaret Ungareti dhe Montale, Viko dhe Kroçe. U ka dhënë gjithashtu mësim bashkërisht, kurseve të diplomuara të gjuhëve frënge dhe italiane: Simbolizmi francez dhe hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në letërsinë italiane. Me daljen në pension, u vendos përfundimisht në Uashington.

Nga krijimtaria
Korpusi i veprave të tij përbëhet nga 45 tituj. Në vitin 1944, atëherë vetëm 24 vjeç, Arshi Pipa themeloi revistën letrare me titull “Kritika”. Në numrin e tretë dhe të katërt të saj botoi, ndër të tjera, edhe një analizë të gjatë mbi poezinë e Migjenit. Vëllimin e parë poetik me titull “Lundërtarët”, një përmbledhje lirikash që dëshmon një talent novator në shpërthim, e botoi në vitin 1944. Të dytin, “Libri i burgut”, një përmbledhje liriko-epike, të shkruar në letra cigaresh, në burgjet e kampet e punës së detyruar, e botoi në Romë, në vitin 1959. Gjatë viteve të burgut u punua dhe “Rusha”, botuar në 1968, në Mynih, poemë epike me një subjekt të theksuar dramatik. Po në Mynih, Pipa botoi më 1969 antologjinë poetike “Meridiana”, një përzgjedhje nga botimet e mëparshme dhe disa poezish të pabotuara, që tingëllojnë si testamenti poetik. Gjatë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, botoi veprën “Trilogjia Albanica” (1978), në tri vëllime: “Albanian Folk Verse”, “Hieronymos De Rada ” dhe “Albanian Literature: Social Perspectives”, vepër me rreth 900 faqe. Në vitin 1991, botoi “Contemporary Albanian Literature”. Ka botuar artikuj studimorë me vlera të mëdha njohëse për Danten, De Sanctis, Manxonin, Ungaretin, Moravian, Montalen. Këto ese i ka botuar në revistat e huaja shkencore si “Italica”, “Italian Quarterly”, “The Romanic Revievv”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragioni critiche”, “Revue de literature comparèe”, “Revue des études italiannes”. Arshi Pipa ka lënë një trashëgim të pasur edhe në fushën e përkthimeve poetike nga latinishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, anglishtja. Një kontribut të veçantë përbën veprimtaria e tij shkencore në fushën e folklorit dhe gjuhësisë.

Përgatiti për botim: L. Veizi

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV