Grida Duma ngatërron Bajramin e madh me Kurban Bajramin, komentuesit: Paske pi içik o jetë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

“Bajrami i madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore”…kështu e nis urimin e saj deputetja e PD-së, Grida Duma.

Në pamje të parë duket një urim krejtësisht normal, por është bërë në kohën e gabuar. Sot festohet Kurban Bajrami, ose siç njihet ndryshe Bajrami i vogël.

Këtë gafë, Duma ka nxituar dhe e ka rregulluar, duke ndryshues statusin, që duket si i marrë copy-paste nga urimet e viteve të kaluara, mirëpo kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga komentuesit.

Ato kanë komentuar me ironi këtë gafë të bërë nga demokratja.

“Paske pi çik o jetë, Kurban Bajrami”

“Shyqyr që t’duket i madh dhe kur është i vogli, bajram”

“Është kurban Bajromi oj Grifsh hahaha”

“O pjeshke Kurban Bajrami jo Bajrami madh”, janë disa nga komentet që kanë mbërritur në statusin e Dumës.


Të fundit

“Baron” droge në Kolumbi dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri/ Lirohet nga Gjykata e Elbasanit

Agim Çerma, i arrestuar në Kolumbi si baron droge, rezulton të jetë i dënuar në vendin tonë me burgim të...

Grida Duma ngatërron Bajramin e madh me Kurban Bajramin, komentuesit: Paske pi içik o jetë

“Bajrami i madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë...

Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 6 vite...

Shqiponja e parë e Artë e trajtuar në Shqipëri gjendet e plagosur, ja çfarë ndodhi pasi iu vendos pajisja GPS

Në 16 Shkurt 2021 rangers te Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Beratit gjetën një individ të ri të Shqiponjës së Artë...

Lamborghini garonte me BMW-në me 225 KM/H, ja gjoba e policisë

Shpejtësi e çmendur në rrugët e Shqipërisë! Policia Rrugore ka kapur dy automjete luksoze duke bërë gara në aksin Fier-Vlorë. Makinat, një Lamborghini dhe një...

Lajme të tjera

Web TV