Historia e vrasjes së Paolo Borselino-s, 29 vjet nga ngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të japësh jetën për atdheun tënd dhe të punosh pa orar që vendi ku po rriten fëmijët e tu të jetë nesër me i mirë. A do ta bënit ju këtë gjë? Nëse jo dijeni mirë se dikur, tre dekada më parë, këtë gjë e bëri çdo ditë prokurori Paolo Borselino, deri sa mafia i mori jetën në 19 korrik 1992, ora 16.58. Nuk e di se çfarë duhet të bëj më tepër një njeri që të quhet hero i vendit të tij.

Borselino nuk mund të kuptohet pa Falkonen. Dijeni mirë se janë këta dy luanë që luftuan të vetëm për të mposhtur mafian italiane që tentakulat e saj i kishte shtrirë edhe në qeverinë e vendit, sot thirren me admirim jo vetëm nga italianët por dhe në mbarë Evropën.

Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino janë dy emra që çdo student i juridikut në mbarë Evropën i njeh mirë. Për veprat e tyre nuk mund të përzgjedhësh dot fjalët, por fundi i tyre është aq tragjik sa duhet që ta kujtojmë gjithmonë që mafia të mos arrijë më kurrë në të tilla nivele sa kishte shkruar në Itali në vitet ‘80-’90.

Nga Zylyftar Melesini

29 vjet më parë, ne 19 korrik 1992, ora 16.58, shpërthimi i një sasie të madhe tritoli në Rrugën “Mariano Amelio” në Palermo, do të vriste prokurorin Paolo Borselino dhe pesë truprojat, ndërsa si çdo të dielë, shkonte për të parë nënën. Koza Nostra siçiliane kishte hequr edhe një pengesë tjetër në rrugën e saj kriminale…

Për të evokuar kujtimin e këtij heroi të kohës sonë, përgatita disa radhë mbështetur në jehonën që shtypi italian i kohës bëri menjëherë pas kësaj ngjarje:

Një Palermo “Hipokrite” dhe ”mizore”. Më parë të vret dhe pastaj të birëson. I quanin Kapelja dhe Topi goditës, me një ironi vulgare, tipike për palermitanët. Pastaj, pas dy ”masakrave shpërthyese”, (kështu do t’i quanin vrasjet e dy magjistratëve), papritmas u shndërruan, në të dashurit Paolo e Xhovani. Dhe skena e miqve e të dy magjistratëve, befasisht, është fryrë shumë, si një lumë dimëror.

“Më ka thënë Paolo kështu”, “më ka thënë Xhovani ashtu”. Të gjithë fillojnë të hiqen si miqtë e tyre, sikur kanë afërsi me të dy. Sikur dinë shumë gjëra nga bisedat me ta. Dhe janë këta politikanë, deputetë, ministra, prokurorë dhe gjyqtarë e kështu me radhë. Hipokrizi me brirë…

Paolo Borselino dhe Xhovani Falkone ishin lindur në Siçili, atje ku integroheshin kasaphanat e luftës. Asnjeri prej tyre nuk kishte siguruar ndonjë vend në pallatet me shkëlqim. Të dy jetët e tyre gërshetoheshin shpejt, si të ishin manjetike, që as tritoli i Mafies nuk arriti t’i ndante dot. Ndeshjet e futbollit, festat e ballot që atëherë bëheshin nëpër shtëpia dhe ai padurim i mallkuar që rritej e rritej për t’u ndeshur me gjithçka që ishte e padrejtë, për gjithçka që cënohet, për qytetarinë, për këtë përbindësh që quhet Mafie.
E ndërkohë, në 23 maj 1992, Xhovani Falkone, i masakruar së bashku me bashkëshorten dhe truprojat,vdes në duart e Paolo Borselinos. Pranë trupit të mikut, Paolo kishte patur vetëm një impresion, por tepër të fortë: ” Duke e mbajtur me fytyrë të kthyer ndaj meje Xhovani Falkonen, në frymëmarrjen e fundit, mendova se bëhej fjalë për një takim të mëvonshëm me të”.

Lexo edhe :  Pse Dashët janë kaq unikë në dashuri?

Kemi të bëjmë me një profeci?

Mos kemi të bëjmë me të jetuarit e një realiteti? Me siguri. Plot 56 diët më pas, në 19 korrik, Paolo do te shkonte pranë mikut të tij Xhovani, për t’u takuar me të ….
Dy jetë që gërshetoheshin, një fat i keq.
Dy njerëz thellësisht të ndryshem: Njëri katolik, praktik, i djathtë – Paolo Borselino. Tjetri, i tërhequr, fjalëpak, pak snob, i majtë, Xhovani Falkone.
Dy makina të punës. Dy makina të palodhura, 12 deri 14 orë në ditë, duke punuar mbi makinën e shkrimit, njeri përballë tjetrit. Syzet mbi hundë.
Dy jetë të gërshetuara, një fat i keq.

Të dy të lidhur në harkun e tre viteve me karrigen e zëvendës prokurorit të Palermos. Disa mosmarrveshje me shefin e tyre – prokurorin e Palermos. Sulmuan njerin, për të bërë që të heshtin të dy. Veproi kështu keq, Këshilli i Lartë i Magjistraturës, kur i refuzoi Falkones detyrën e Shefit të hetuesisë pranë Prokurorisë së Palermos, duke preferuar në atë detyrë një të moshuar dhe pa përvojë në luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkohë, është Borsellino që hap problemin e parë në Palermo, duke denoncuar një farë “implikimi” të organeve të drejtësisë në luftën kundër Mafies. Një fazë, që vetë Paolo Borselino e përkufizonte në mënyrë figurative, si periudhë të “normalizimit” (ne sensin e kundërt). Këshilli i Lartë i Magjistraturës, përsëri reagon, duke e quajtur ëndërrimtar dhe luftën kundër mafies si tepër të fryrë. Dhe këtë, Paolo Borselino nuk e kishte menduar. Ai pas kësaj, emërohet prokuror i qytetit të Marsalës, qytet bregdetar në perëndim të Siçilisë. Në realitet ky “gradim”, për të tjerët i merituar, akordohet për t’i ndarë edhe fizikisht në punë, miqtë Paolo e Xhovani.

Brenda një kohe tepër të shkurtër, Paolo Borselino bën të mundur që Prokuroria e Marsalës, të shkëlqejë si një pararojë e luftës kundër Mafies dhe krimit të organizuar.
Ngjarjet e mëvoneshme do të tregonin se Këshilli i Lartë i Magjistraturës, si për Borselinon ashtu edhe për Falkonen, do të ishte një pengesë në rrugën për detyrën e Prokurorit Nacional të Antimafies. Është tepër interesante të shihet në retrospektivë ky qëndrim i atij Këshilli. Ende sot e kësaj dite, ka një qëndrim të ashpër në këtë drejtim. Mendohet se janë luajtur lojëra të ndyra nga politikanë e pushtetarë. Menjëherë pas kryerjes se masakrës së Kapaçit, ku u vra Xhovani Falkone, Italia e Paolos dhe Xhovanit nuk do të gjente prokuror më të mirë për të vazhduar luftën kundër Mafies, se sa kandidatura e Paolo Borselinos për postin e Prokurorit Nacional të Antimafies. Por ndërkohe, Mafia kishte menduar më parë, se sa ngurrimet e zvarritjet e Këshilli i Lartë i Magjistraturës. Ajo vazhdonte të hiqte pengesat në rrugën e saj.

Dy jetë të gërshetuara, një fat i keq.
E pra, ishin armiqtë më të mëdhenj të Mafies. Njerëz të nderuar. Po. Këta ishin Paolo dhe Xhovani, siç thonë të penduarit, nga Tomazo Busheta e deri tek tek Salvatore Kançemi. Vërtetë të nderuar. Dy siçilianë të vërtetë e të drejtë, që nuk mund të vdesin.

Të fundit

Nesër mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar...

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihet ende...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Lajme të tjera

Web TV