Ish-konkurrenti i “Përputhen” shpreh simpatinë për Bora Zemanin: Do kisha bërë 10 vite burg për ty

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dy muaj pas ndarjes nga Sara Malaj, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina ka shprehur simpatinë për drejtuesen e këtij emisioni, Bora Zemanin. Gjatë një interviste në emisionin “Në pranga”, ai ka thënë se për Borën është i gatshëm të bëjë 10 vite burg.

Ndër të tjera ai shprehet se ka respekt për Borën dhe se vetëm pas përfundimit të emisionit e ka njohur më shumë.

“Dukej sikur kishe debulesë për Borën”- i drejtoi pyetjen drejtuesi emisionit.

“Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite burg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi Përputhen u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë” – tha Atdheu.

Më pas Atdheu ka folur edhe për marrëdhënien me Sarën. Ai zbuloi se ka qenë Sara që e ka lënë Atdheun.

Por pavarësisht se duket sikur lidhja e tyre ka marrë fund, Atdheu e ka lënë këtë çështje pezull.

Duke sjellë në vëmendje një deklaratë të Sarës gjatë një interviste ku ajo shprehej se nuk do kthehej më me Atdheun, ky i fundit tha “kurrë mos thuaj kurrë”.

“E dëgjova me një intervistë Sarën që thoshte se nuk kthehem më me Atdheun. Jetës nuk i dihet i them Sarës, kurrë mos thuaj kurrë. Më ka lënë ajo mua” – tha Atdheu.


Të fundit

Ish-konkurrenti i “Përputhen” shpreh simpatinë për Bora Zemanin: Do kisha bërë 10 vite burg për ty

Dy muaj pas ndarjes nga Sara Malaj, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina ka shprehur simpatinë për drejtuesen e këtij...

Rama në Vjenë: Shqipëria 2030, synojmë njohjen e diplomave tona në Universitetet Europiane

Kryeministri Edi Rama  ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Vjenë për një vizitë pune. Kjo vizitë e Ramës në Austri ka qenë në...

Presidentit i bëjnë atentat me thikë gjatë faljes së Bajramit në xhami (FOTOT)

Pas raketave që ranë afër pallatit presidencial në Kabul në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit, një tjetër incident ka ndodhur në...

Presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli solidaritet ndaj futbollistit Elseid Hysaj/ Balla: Faleminderit President

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur sot presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli i cili doli në mbështetje të...

Zbulohet skandali në Angli, kush është mesfushori i Premier League i arrestuar për abuzim seksual me të mitur

Një lojtar i Premier League angleze është përfshirë në një skandal të madh seksual. Sipas mediave të huaja, Gulfi Sigurdsson, është arrestuar nga policia angleze...

Lajme të tjera

Web TV