Ja si arrestohet “bosi” shqiptar i kokainës në Kolumbi (video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia kolumbiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku mes të arrestuarve është edhe një shqiptar. Mediet e huaja raportojnë se ka rënë në pranga “bosi” shqiptar i kokainës, Agim Çerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”, së bashku me katër bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij, policia ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi prej 333 kg kokainë dhe 2 miliardë pesos, që kapin vlerën e rreth 450 mijë eurove.

Gjithashtu, mediet kolumbiane kanë publikuar pamjet si lëvizte shqiptari në Kolumbi duke u kamufluar se po shiste produkte kozmetike. Grupi kriminal u godit nga DEA. I njohur si “Jimmy”, trafikanti nga Lushnja, u vendos në pranga brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira

Sipas autoriteteve kolumbiane, trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë.
Çerma merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me avionë charter në SHBA, por edhe Europë, në Bullgari ,nga fluturimet përmes aeroporteve ndërkombëtare.

Për trafikun e kokainës ata përdornin edhe portet detare kolumbiane, ku droga fshihej në kontenierët e mallrave.

Mediat kolumbiane shkruajnë se shqiptari bashkëpunonte me “Clan del Golfo” (kartel kolumbian i drogës) në rajonin e Urabá dhe me “FARC” (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në pjesën jugperëndimore të vendit për të blerë kokainë dhe për ta transportuar, ndërsa kishin korruptuar kontrollorët ajrorë të trafikut për të lëvizur të qetë.

 


Të fundit

Ja si arrestohet “bosi” shqiptar i kokainës në Kolumbi (video)

Policia kolumbiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku mes të arrestuarve është edhe një...

Përfshihet nga flakët apartamenti, asfiksohet nga tymi zonja e shtëpisë

Një apartament është përfshirë nga zjarri pasdite e sotme në Pogradec, ku për pasojë ka mbetur e asfiksuar e zonja e shtëpisë.   Mësohet se ngjarja...

Kurban Bajrami, Veliaj shërben drekën për të moshuarit

Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia Tiranë ka shtruar një drekë e veçantë për të moshuarit dhe personat në nevojë. Kryetari...

Përmbytjet në Gjermani shkaktuan mbi 160 viktima, Merkel viziton sërish zonat e prekura

Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve javën e kaluar. Dhjetëra të tjerë janë ende të pagjetur. Kancelarja Merkel takohet...

Vuçiç takoi Kurtin në Bruksel, ja për çfarë informon Daçiç

Ky i fundit ka zgjedhur të informojë ditën e sotme Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Daçiç për takimin e djeshëm. Në fakt asnjë...

Lajme të tjera

Web TV