Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Igli Malçi alias Arban Malçi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Assizës/ Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 


Të fundit

Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari...

Shqiponja e parë e Artë e trajtuar në Shqipëri gjendet e plagosur, ja çfarë ndodhi pasi iu vendos pajisja GPS

Në 16 Shkurt 2021 rangers te Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Beratit gjetën një individ të ri të Shqiponjës së Artë...

Lamborghini garonte me BMW-në me 225 KM/H, ja gjoba e policisë

Shpejtësi e çmendur në rrugët e Shqipërisë! Policia Rrugore ka kapur dy automjete luksoze duke bërë gara në aksin Fier-Vlorë. Makinat, një Lamborghini dhe një...

Arshi Pipa, në labirindin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit

...Për të thuhet se ishte një disident i shquar. Dhe pa dyshim kjo ka shumë vlerë. Por jo më shumë sesa krijimtaria e tij...

Kampionati Evropian Beach Handball / Lojtaret refuzuan bikinin për pantallonat e shkurtra, gjobitet me 1.500 euro Norvegjia

Norvegjia është gjobitur me 1,500 euro, pasi lojataret e saj veshën pantallona të shkurtra në vend të bikinit, gjatë  Kampionatit Evropian të Hendbollit në...

Lajme të tjera

Web TV