Nishani: Teatër absurd, Basha u tregoi “dhëmbët” demokratëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Bujar Nishani e konsideron mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike “një teatër absurd”, teksa nuk i kursen kritikat ndaj kreut të sa Lulzim Basha, ai thotë se përpjekja, persistenca dhe beteja për ta shpëtuar PD dhe për të mos e lënë peng të Teatrit Absurd është sot përgjegjshmëri, pothuajse një mision. Në një postim të gjatë në “Facebook” dy ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, Nishani i cili është automatikisht anëtar i Këshillit thotë se Kuvendi u mblodh jo për të adresuar hallin politik të Partisë Demokratike dhe të opozitës, por u thirr për të mbuluar hallin politik të Lulzim Bashës. “Kuvendi i fundit Kombëtar ai i 17 korrikut 2021, megjithëse i pari në llojin e vet do të duhet të harrohet sa më shpejt. Si shumë fenomene që po i ndodhin PD për herë të parë në historinë e vet, ashtu dhe Kuvendi i saj Kombëtar për herë të parë u kthye në një Teatër Absurd! Kuvendi Kombëtar i PDSH u mblodh jo për të adresuar hallin politik të PD e demokratëve, të opozitës shqiptare e vuajtjeve të shqiptarëve, por u thirr për të mbuluar hallin politik të L. Bashës”,ka shkruar Bujar Nishani në profilin e tij në “Facebook”. Ai shkruan se PD vinte në këtë Kuvend pa asnjë kolonë identiteti si parti konservatore, pa ideologji, pa ekip përfaqësues dhe me humbje të madhe besimi. “PD vinte në këtë Kuvend me humbjen e 4 (katërt) radhazi përballë kundërshtarëve të vet ! PD për herë të parë në historinë e saj mbetet 3(tre) mandate rrjesht në opozitë, (12 vjet) dhe me risk shumë të lartë për ti humbur përsëri zgjedhjet e rradhës”, shkruan Nishani. Sipas tij, ky Kuvend duhet të vendoste pikat mbi “i” dhe jo të garantonte, atë që Nishani e quan “represion” të Bashës mbi Partinë Demokratike. “Duhet të ishte momenti i fillimit të rikthimit të shpresës! Të gjitha këto, u refuzuan e u zëvendësuan me një Teatër Absurd! Të vetmet ndryshime statutore ishin kundër vetë partisë, kundër vetë anëtarëve të partisë. Shndërrimi i Këshillit Kombëtar nga një institucion i lartë vendimarrës në copëzim departamentesh këshillimore e dëmton rëndë vetë partinë! Këshilli Kombëtar duhet të përfaqësonte në mënyrë proporcionale shtrirjen territorjale të PD”, shkruan Nishani.Teksa rendit arsyet e dështimit të Bashës në krye të PD, Nishani thotë se privilegjet e pamerituara që fitoi e vazhdon t’i keqpërdorë i shndërroi në shkatërrimin dhe degradimin e të gjithë partisë, në shkatërrimin e vlerave, interesave dhe jetës individuale e familjare të demokratëve anekënd vendit. “L. Basha ka tmerr nga kontrasti, pasi “borxhlinjtë” e tij nuk do thonë dot më ; “po iku ai, kush do të vijë”?! Ai nuk ikën se ka gjetur punë në PD. Nga puna kur je i paaftë e bën dëm, veç të pushojnë. Vetë nuk ikën asnjë i paaftë. L. Basha nuk do meritokraci e të aftë. L. Basha nuk do fitues, ai do veç “borxhlinj” pasi veç atë lloj kontrate njeh, ai mendon se veç ajo lloj kontrate ekziston në këtë botë e veç atë lloj kontrate mund të lidh dhe ai me të tjerët! L. Basha hyri në privilegjet e pushtetit pa asnjë ditë kontributi në strukturat dhe përpjekjet e Partisë Demokratike. L. Basha nuk e di se çfarë është partia?! Pasi L. Basha, nuk e di se çfarë është seksioni i PD, nuk e di se çfarë sakrifice është të jesh komisioner i PD në komisionet e votimit apo numërimit nën kërcënimet e bandave të pushtetit. Nuk i ka bërë kurrë këto punë ndonjëherë për partinë!”, shkruan Nishani.

Lexo edhe :  Xiaomi lë prapa Apple për herë të parë në shitjet globale

“Grupi për PD-në”: Kush manipulon votat në partinë e tij, nuk fajëson dot tjetrin
Dy ditë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, vjen reagimi i “Grupit për PD-në”, që kundërshton lidershipin e Lulzim Bashës në parti. Sipas deklaratës së grupit, Kuvendi i mbajtur është zhvilluar në kundërshtim me rregullat statutore të Partisë Demokratike. “Jo vetëm vendimet që u morën ishin antistatutore, por edhe fryma që u përcoll ishte antidemokratike dhe antieuroatlantike. Mungesa e një analize të thellë nga anëtarësia, për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, por e përgatitur me shpejtësi nga grupe lobiste, si dhe mosmarrja e përgjegjësisë, deri në deklarimin e humbjes si fitore, ishin butaforike dhe nuk përafrohej aspak në asnjë formë me Kuvendet e PD-së deri në vitin 2018”, thuhet në deklaratë. Deklarata akuzon liderin Basha për parregullsi, dhe se “ai që manipulon votat dhe zgjedhjet në partinë e tij, nuk ka mundësi të fajësojë tjetrin për të njëjtin krim. Bojkotimi që i bënë mijëra anëtarë të partisë këtij Kuvendi, numrat e fryrë qëllimshëm nga zyrat e kontrolluara në PD, për të treguar përkrahjen për liderin suprem, si dhe votimi e numërimi natën i anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar, treguan edhe një herë mendësinë me të cilën udhëhiqet PD-ja sot”. Në deklaratë flitet edhe për propozime klienteliste të kandidatëve të Kuvendit, “që nuk përfaqësojnë gjerësisht anëtarësinë. Në këtë mënyrë dhe formë, PD-ja nuk mund të bëhet forcë udhëheqëse, por çdolloj përpjekje për të vazhduar kapjen e saj, do të jetë e dështuar.“Grupi për PD-në” ka në brendësi figura të njohura brenda partisë opozitare, si Arben Imami, Edith Harxhi, por edhe vetë ish-presidenti, Bujar Nishani.

Ristrukturimi i PD-së, pritet të zgjidhet ekipin i ri deri në fund të muajt korrik
Deri në fund të muajt korrik, pritet që Partia Demokratike të zgjedh nënkryetarët dhe sekretarët e rinj. Pasi zgjodhi këshillin e ri kombëtarë, selia blu do të mbyll procesin e ristrukturimt, ndërsa do ta shtrij atë edhe në degë. Pasi zgjodhi këshillin e ri kombëtarë, Partia Demokratike do të nis një fazë të dytë të ristrukturimet të saj. Burimet thanë se deri në fund të muajit kjo forcë politike do ti nënshtrohet një procesi zgjedhjesh në qendër, për nënkryetarët dhe sekretarët e rinj. Javën e ardhshme pritet të mblidhet këshilli i ri kombëtar, ndërsa do të votojë për emrat e rinj që do të drejtojnë Partinë Demokratike për 4 vitet e ardhshme. Ende mbetet e pa qartë në qoftë se do të mbetet e njëjta strukturë në Partinë Demokratike apo do të shtohen karriget e nënkryetarëve dhe sekretarëve. Me mbylljen e zgjedhjeve në kupolën drejtuese, Partia Demokratike do ta nisë një fazë të dytë të analizës për humbjen e 25 prillit duke e shtrirë atë në të gjitha degët e kësaj force politike. Fokusi i analizës do të jenë problemet e brendshme por dhe njohja në detaje me problematika të tjera apo instrument që ka përdorur kundërshtari politik. Në bazë të kësaj analize pritet që të ketë edhe ndërhyrje në ristrukturimin e Partisë Demokratike në bazë. Krahas ristrukturimit, partia demokratike, por përgatitet për sesionin e ri parlamentarë, ku pas 2 vitesh mungesë, në shtator pritet që të kthehet në kuvend. Lulzim Basha, nga kuvendi kombëtarë, tha se PD do të depozitoi në parlament një projekt për ndryshime të thella kushtetuese të cilat prekin dhe reformat kryesore duke nisur nga ndarja territorial apo reforma zgjedhore.


Të fundit

Nishani: Teatër absurd, Basha u tregoi “dhëmbët” demokratëve

Ish-Presidenti Bujar Nishani e konsideron mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike “një teatër absurd”, teksa nuk i kursen...

Shqipëria “lirohet” një orë më shumë për muzikën live

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka konfirmuar dje në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, fjalën e kryeministrit Rama me herët, i cili tha...

Dy imazhe kongresesh, dy mentalitete

Nga Plator Nesturi Dy të mëdhejtë e zhvilluan nga një kongres pas zgjedhor. Së pari PS dhe një muaj më pas PD e Bashës. Porse...

Qindra besimtarë myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Shqipëri, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Si çdo vit, në sheshin kryesor të Tiranës,...

Harrojmë në verë, “ankohemi” në dimër, thirrje për vaksinim masiv

Nga Fernada Cenko Shqipëria ka njohur një rritje të rasteve të Covid 19. Qytetarët po edhe institucionet e shëndetësisë i ruhen faktit që varianti Delta...

Lajme të tjera

Web TV