Përmbytjet në Gjermani shkaktuan mbi 160 viktima, Merkel viziton sërish zonat e prekura

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve javën e kaluar. Dhjetëra të tjerë janë ende të pagjetur. Kancelarja Merkel takohet me ndihmësit dhe banorët.

Kancelarja gjermane Angela Merkel po viziton disa nga zonat më të prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Nordrhein-Westfalen (NRË).

Ajo shoqërohet nga Armin Laschet, kryeministri i landit NRË dhe pasardhësi i mundshëm i Merkelit. Ata vizituan qytetin Bad Münstereifel në rrethin Euskirchen, ku pati shumë shkatërrime

Më parë kancelarja Merkel kishte vizituar zonat e prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Rheinland-Pfalz, ku prej përmbytjeve kanë gjetur vdekjen 117 vetë.

Në landin Nordrhein-Westfalen numri i të vdekurve deri në mëngjesin e së martës ishte 47, por disa dhjetra vetë janë ende në kërkim në të dy landet federale, kështu që shifra mund të rritet.

Merkel takohet me vendasit dhe ndihmësit

Kancelarja Merkel bisedoi gjatë vizitës së saj me përfaqësues të organizatave të ndihmës, me vullnetarë si dhe me banorë të zonës. Ajo vizitoi një depo ushqimesh që shpërndan furnizime për të prekurit.

Qeveria njoftoi se po përgatit një paketë të madhe ndihme financiare për rajonin e prekur.

Ndërkohë zyrtarët e lartë gjermanë i hodhën poshtë kritikat se ata nuk kishin bërë sa duhet që të paralajmëronin banorët në zonat e goditura rëndë si dhe kritikat se nuk e kanë pasur si duhet nën kontroll gjendjen pas përmbytjes më të rëndë të vendit për disa dekada./DW

 


Të fundit

Përmbytjet në Gjermani shkaktuan mbi 160 viktima, Merkel viziton sërish zonat e prekura

Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve javën e kaluar. Dhjetëra të tjerë janë ende...

Vuçiç takoi Kurtin në Bruksel, ja për çfarë informon Daçiç

Ky i fundit ka zgjedhur të informojë ditën e sotme Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Daçiç për takimin e djeshëm. Në fakt asnjë...

Rama për revistën italiane: Politika duhet të merret me artin dhe kulturën në një mënyrë delikate, pa ndërhyrë

Revista italiane “Arte” i ka kushtuar një shkrim kryeministrit shqiptar Edi Rama. Duke nisur nga fëmijëria e tij, edukimi në një ambient artistësh deri...

Salsano Rrapi feston sot ditëlindjen, Xhemi e uron me një foto të sikletshme

Ditën e sotme, aktori i mirënjohur, Salsano Rrapi feston ditëlindjen dhe kolegia e tij, Xhemi Shehu, vjen me urimin më të bukur. Përmes një...

“Baron” droge në Kolumbi dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri/ Lirohet nga Gjykata e Elbasanit

Agim Çerma, i arrestuar në Kolumbi si baron droge, rezulton të jetë i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasje. Çerma këtë dënim...

Lajme të tjera

Web TV