Qindra besimtarë myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Shqipëri, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Si çdo vit, në sheshin kryesor të Tiranës, sheshin “Skënderbej” besimtarët myslimanë falën Namazin e Bajramit.

Ky është viti i dytë i faljes së Namazit, nën situatën e pandemisë. Nën drejtimin e kreut të KMSH, Bujar Spahiut, besimtarët myslimanë janë lutur për më shumë shëndet, mirësi e mirëqenie. Kurban Bajrami njihet ndryshe si “Festa e Flijimit” dhe është një nga dy festat islame më të rëndësishme të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhynte, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

 


Të fundit

Qindra besimtarë myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Shqipëri, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Si çdo vit,...

Harrojmë në verë, “ankohemi” në dimër, thirrje për vaksinim masiv

Nga Fernada Cenko Shqipëria ka njohur një rritje të rasteve të Covid 19. Qytetarët po edhe institucionet e shëndetësisë i ruhen faktit që varianti Delta...

Horoskopi për ditën e sotme, 20 korrik 2021

Dashi Sipas horoskopit të Paolo Fox, sot do të ndjeheni pak të dyshimtë, por dëshira për hakmarrje me siguri nuk do t’ju mungojë. Duhet të...

A do jetë Erion Braçe kryetar Kuvendi? Zv.kryeministri tregon marrëdhënien me Ramën: E sigurt është që…

Largimi i Gramoz Ruçit nga politika do lërë bosh edhe postin e kryetarit të parlamentit. Por a do jetë kryetar Kuvendi në sesionin e...

Lajme të tjera

Web TV