Shqiponja e parë e Artë e trajtuar në Shqipëri gjendet e plagosur, ja çfarë ndodhi pasi iu vendos pajisja GPS

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në 16 Shkurt 2021 rangers te Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Beratit gjetën një individ të ri të Shqiponjës së Artë (Aquila chrysaetos) në kushte të dobëta dhe të paaftë për të fluturuar. Shpendi u gjet në rajonin e Skraparit dhe u transportua në Qëndrën e Rehabilitimit të Shpendëve të Egra në Parkun Kombetar Divjakë-Karavasta.

Ekzaminimi i radiologjisë konfirmoi se shpendi është qëlluar me armë zjarri dhe kishte marrë sacme plumbi në gjoks dhe krahë, por fatmirëshisht jo në organe jetësore. Shpendi u trajtua në këtë qëndër deri në 13 Prill 2021, dita që edhe u lëshua. Përpara lëshimit, falë mbështetjes së ‘‘Prespa Transboundary Reserve’’ një pajisje GPS iu vendos shpendit në mënyrë që të gjurmohet dhe të studiohet lëvizja e tij. Ky shpend u quajt ‘‘Mati’’ dhe përfaqëson Shqiponjën e parë të Artë të trajtuar ndonjëherë në Shqipëri.

Në foto ju keni mundësinë të shikoni edhe lëvizjet që Mati ka kryer. Pasi u la e lirë në 13 Prill, ajo kaloi rreth 24 orë në Parkun Kombëtar të Prespës në anën shqiptare. Të nesërmen më 14 Prill Mati kaloi kufirin me Greqinë (jo shumë larg kufirit shqiptar) dhe qëndroi deri në 30 Prill, ditë kur kaloi për herë të parë kufirin për në Shqipëri, pastaj u zhvendos përsëri në të njëjtën zonë në Greqi deri më 26 Maj. Pas kësaj u kthye në Shqipëri dhe që nga ajo kohë po qëndron në Shqipëri, ekzaktesisht ne zonën ku u gjet e plagosur.

Deri tani ka përshkuar një distancë totale prej 1978 km dhe madhësia e territorit të vizituar në të dy vendet është rreth 6800 km katrorë. Ajo tani ndodhet ne habitatin e saj natyror dhe gëzon shëndet të plotë. 💪💪💪

Lexo edhe :  Skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Tirja lirohet nga burgu, Gjykata i ndryshon masën

Administrata e Zonave te Mbrojtura-Qarku Fier
AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
UNDP Albania
Qendra e Rikuperimit të Shpendëve të Egra Divjakë


Të fundit

Ja si arrestohet “bosi” shqiptar i kokainës në Kolumbi (video)

Policia kolumbiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku mes të arrestuarve është edhe një...

Përfshihet nga flakët apartamenti, asfiksohet nga tymi zonja e shtëpisë

Një apartament është përfshirë nga zjarri pasdite e sotme në Pogradec, ku për pasojë ka mbetur e asfiksuar e zonja e shtëpisë.   Mësohet se ngjarja...

Kurban Bajrami, Veliaj shërben drekën për të moshuarit

Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia Tiranë ka shtruar një drekë e veçantë për të moshuarit dhe personat në nevojë. Kryetari...

Përmbytjet në Gjermani shkaktuan mbi 160 viktima, Merkel viziton sërish zonat e prekura

Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve javën e kaluar. Dhjetëra të tjerë janë ende të pagjetur. Kancelarja Merkel takohet...

Vuçiç takoi Kurtin në Bruksel, ja për çfarë informon Daçiç

Ky i fundit ka zgjedhur të informojë ditën e sotme Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Daçiç për takimin e djeshëm. Në fakt asnjë...

Lajme të tjera

Web TV