A do të ketë ndryshime në qeveri? Veliaj nuk e përjashton: Kryeministri ka në fokus ripërtëritjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk përjashton mundësinë se shtatori dhe qeveria e mandatit të tretë të Partisë Socialiste mund të vijë e ripërtërirë.

“Ajo që di dhe shoh është se Kryeministri ka filluar një diskutim, ftesë, dialog të jashtëzakonshëm me të rinjtë”, tha ai në një intervistë për News24.

Kryebashkiaku nuk përjashton ndryshimet dhe ripërtëritjen edhe brenda vetë Partisë Socialiste.

“Një parti që nuk hapet ndaj të rinjve është e destinuar të ketë fatin e PD dhe LSI. I njëjti kryetar, kunat, qepen dhe ja ku janë. Suksesi i PS ka qenë hapja. Fakti që kryeministri ka kaluar 15 seanca është fokusi tek ripërtëritja e partisë dhe administratës. Do të shihni shumë të reja, edhe në nivel drejtues dhe teknik”, vijoi ai.

Veliaj iu referua takimeve të organizuara nga ana e Kryeministrit Edi Rama në kuadër të nismës “Gati për Shqipërinë”.

Sipas kryebashkiakut, energjitë e reja nevojiten për të siguruar kapacitetet teknike për procesin e negocimit me Bashkimin Europian. “Do të jetë gjueti talentesh për qeverinë dhe projekte speciale”, deklaroi ai.

Gazeta Shqip ka paralajmëruar së fundmi përmes shkrimeve të saj se qeveria “Rama 3” do të pësojë disa ndryshime thelbësore në krahasim me qeverinë që po mbyll mandatin. Sipas burimeve të Gazeta “Shqip”, kryeministri Edi Rama po mendon të rrisë numrin e ministrive. Të paktën do të ketë tre ministri më shumë në “Rama 3”.

Mendohet të ndahet ministria e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa një ide më vete është edhe krijimi i Ministrisë së Ekonomisë me vete dhe e Financave më vete. Sipas burimeve mësohet se tashmë edhe godina e re ministrore për infrastrukturën është gati dhe se pritet që me ndryshimet e votimin e ministrave në Parlament të ndahet më dysh administrata e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke ia ndarë në mënyrë specifike dhe fushat.

Lexo edhe :  Pse nuk tatohet fluksi i parasë?

Gjithashtu pritet edhe reduktimi i ministrave të Shtetit, ku mund të shkrihet posti i ministrit të Sipërmarrjes.

Më 9 shtator pritet të mblidhet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Më pas, Edi Rama duhet të paraqesë te presidenti emrat e qeverisë së re me gjasa me 14 ministri, ku mund të plotësohet edhe ideja e hedhur se ministër në qeverinë e tij do të ketë emra të rinj, si dhe përfaqësues nga 12 qarqet e Shqipërisë.

Të fundit

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV