Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s’do jetë si e vitit të kaluar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në ‘Repolitix’ se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij.

Në ‘Repolitix’, Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet rëndësi dhe njerëzit nuk vihen në alert. Por megjithë rrezikun e variantit Delta, epidemiologu shprehet se vjeshta që vjen nuk do t’i ngjajë aspak asaj të kaluarës, ku pavarësisht se do të ketë rritje të infeksionit, por jo në forma të rënda.

“Ky variant ka simptoma pak më ndryshe se COVID normal, nuk ka shumë temperaturë dhe kollë, por më shumë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti, ndaj dhe njerëzit e neglizhojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi, nuk vënë në alert veten apo familjen. Duhet direkt të kontaktohet mjekja e familjes dhe të merren masa.

Janë shifra të mira nuk mund ta themi me siguri nëse do ketë rritje të shifrave, e sigurt është që vjeshta që vjen nuk do të jetë si ajo e kaluara, por dyshoj fort që pandemia të ketë kaluar plotësisht. Shira e të vaksinuarve nuk është në nivelet që siguron imunitetin kolektiv. Rritja e rasteve, sinjalin e ka dhënë të qartë për praninë e variantit Delta. Do të ketë rritje rastesh, por jo në forma të rënda. Nga ky aspekt jemi më të qetë, nuk do jetë kurrsesi si viti i kaluar”, tha Alimehmeti.


Të fundit

Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s’do jetë si e vitit...

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në 'Repolitix' se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi...

“Këta idiotë duhet të kyçen brenda!”/ Braçe i ashpër për të “çmendurit” me BMW e Lamborghini: I kthejnë makinat në tank vrasës

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reguar lidhur me lajmin se dy kosovarët që “fluturonin” me makinat e tyre luksoze në Shqipëri, i kishin marrë ato...

“Speca me gjizë” në mes të Los Angeles/ Rita Ora i kërkon mamasë recetën e gatimit shqiptar (Foto)

Prindërit e këngëtares shqiptare Rita Ora, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë bërë ndalesën e radhës në Ulqin pas pushimeve në jugun shqiptar. Ata janë duke...

Manastirliu: Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se mbi 1 milion e 90 mijë shqiptarë janë vaksinuar ndaj COVID-19. Ajo thotë se vetëm nëpërmjet këtij procesi...

Debutim historik me Barcelonën, Manaj shënon tre herë në miqësore (Video)

I transferuar te Barcelona B në janarin e 2020-ës, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rey Manaj priti plot një vit e gjysmë për të debutuar...

Lajme të tjera

Web TV